Reagon mjeku Arben Gjata: Koronavirusi, duhet kujdes dhe solidaritet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, thotë se tashmë që koronavirusi është shumë pranë vendit tonë, apeli i parë për këdo është kujdesi dhe solidariteti.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Gjata shkruan se profesionistët e shëndetit duhet t’u bëjnë jehonë rekomandimeve të specialistëve të fushës, ndërsa shton se çdo koment i papërgjegjshëm që përhap panik është shkelje e rëndë e kodit etik.

Koronavirusi pranë nesh!

Apeli i pare është kujdesi dhe solidariteti!

Ndihma më e madhe që mund të japin profesionistët e shëndetit është t’u bëjnë jehone rekomandimeve të specialisteve të fushës.

Çdo koment i papërgjegjshëm i profesionisteve të shëndetit, që ngjall panik në popullate, është shkelje e rëndë e kodit etik dhe betimit të Hipokratit. Paniku është po aq i rrezikshëm sa epidemia!

Koronavirusi nuk është as i djathte e as i majtë!

Në fund, në se epidemia do te shfaqet, do te jemi të gjithë të nevojshëm, në ballë të një beteje tjetër për Jetën”, shkruan mjeku Arben Gjata.

Të fundit

Stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës shkeli besimin e BE

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të...

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare apo sociale,...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Lajme të tjera

Web TV