Çdo gjë e shkrumbuar/ Brenda banesës ku ndodhi tragjedia, shënohet viktima e 4-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në katër numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës, në Maqedoninë e Veriut. Një burrë i moshës 58 vjeç ka ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes, si pasojë e djegieve të shumta që kishte marrë.

Në familjen Alimi shpërthimi i bombolës i mori jetën menjëherë në mënyrë tragjike tre fëmijëve të moshës 8, 9 dhe 11 vjeç, ndërsa familjarët e tjerë mbetën të plagosur.

Në gjendje të rëndë për jetën vijojnë të jenë dy gra të moshës 30 dhe 50 vjeç, si dhe një burrë i moshuar. Ata ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Shkupit.

Në spital ndodhen edhe tre persona të tjerë, midis tyre një fëmijë dhe një grua shtatzënë, të cilët paraqiten në gjendje të qëndrueshme.

Mediat vendase kanë publikuar pamje nga brenda banesës ku ndodhi tragjedia. Çdo gjë aty është e shkrumbuar. Dëshmitarët bëjnë me dije se shpërthimi i bombolës ka ndodhur teksa ishte duke u përgatitur mëngjesi.

Tragjedia në familjen Alimi konsiderohet më e madhja që mbahet mend në të gjithë zonën.

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni...

29 maj 1453/ Mehmeti II merr Konstandinopojën, Kruja reziston me Gjergj Kastriotin

Nga Leonard Veizi U njoh si “Fatih”, apo Mehmeti Pushtuesi. Ishte ende i ri kur hyri triumfalisht në zemrën e Perandorisë Romake të Lindjes: Konstandinopojë....

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Lajme të tjera

Web TV