Romani që “parashikoi” coronavirusin, i botuar që në vitin 1981

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Libri 312 faqesh i Dean Koontz i vitit 1981, “The Eyes of Darkness” predikon shpërthimi e coronavirusit. Romani flet për një nënë e cila do të zbulojë nëse djali i saj i cili ishte në një udhëtim në një kamping, vdiq vërtetë apo është akoma gjallë.

Në rrjete sociale njerëzit po flasin gjerësisht për ngjashmëritë e frikshme mes romanit dhe situatës që bota po ndodhet sot.

Në libër, virusi Wuhan-400 u bë në një laborator ushtarak kinez dhe kishte për qëllim eliminimin e një pjese të popullatës në botë.

“… një shkencëtar kinez me emrin Li Chen defektoi në Shtetet e Bashkuara, duke mbajtur një grup disketash për armën e re biologjike më të rëndësishme dhe të rrezikshme të një dekadë,”, fragment i librit.

Romani që "parashikoi" coronavirusin, i botuar në 81’
Romani që “parashikoi” coronavirusin, i botuar në 81’

Por ndërsa libri përmend Wuhan, i cili besohet të jetë epiqendra e Covid-19, ngjashmëritë midis trillimit dhe shpërthimit aktual janë të frikshme.

Në fakt, në versionin e parë të librit, arma biologjike e trilluar quhej Gorki-400, pasi u krijua në një qytet rus. Emri u ndryshua në Wuhan-400 në ribotimin e vitit 2008 të “Eyes of Darkness”.

Më tej, në libër, Wuhan-400 është një armë biologjike e krijuar nga njeriu, ndërsa Covid-19, nuk është kështu.

Romani që "parashikoi" coronavirusin, i botuar në 81’
Romani që “parashikoi” coronavirusin, i botuar në 81’

Karakteristikat e tjera të Wuhan-400 nuk përputhen me Covid-19. Së pari, virusi imagjinar ka një shkallë fataliteti 100 përqind, ndërsa shkalla e vdekshmërisë aktuale i COVID-19 është mesatarisht 2 përqind. Të dhënat e KCDK gjithashtu thonë se shkalla e vdekshmërisë është më e lartë te burrat (2.8 përqind) sesa gratë (1.7 përqind), shkruan standardmedia.

Wuhan-400 trilluar gjithashtu ka një periudhë inkubacioni (koha që duhet që simptomat të shfaqen pas infeksionit) prej rreth katër orësh, ndërsa periudha e inkubacionit të Covid-19 është midis dy dhe 14 ditësh.

Lexo edhe :  Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Në roman flitet për një virus që mund të prek vetëm qeniet njerëzore.

“Dhe si sifilisi, Wuhan-400, nuk mund të mbijetojë jashtë një trupi të gjallë njerëzor për më gjatë se një minutë, që do të thotë se nuk mund të kontaminojë përgjithmonë objekte ose vende të tjera “ shkruhet në libër.

Shkencëtarët besojnë se Covid-19 kaloi te njerëzit nga lakuriqët, dhe ndoshta përmes një kafshe tjetër.

Më tej, virusi trillues i Koontz ndikon në trurin e njeriut, ndërsa Covid-19 ndikon në rrugët e frymëmarrjes.

Autori i romanit nuk ka pohuar se libri i tij, në asnjë mënyrë nuk parashikon të ardhmen. Njerëzit filluan të bëjnë krahasime pas shpërthimit të Covid-19, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 2,400 njerëz./Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV