Coronavirusi, Italia nxjerr ushtrinë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të prekurve nga Coronavirusi ka shkuar brenda pak orëve në 283 në Itali, ndërsa deri më tani numërohen shtatë të vdekur. Siç raporton TGcom autoritetet kanë nxjerrë në rrugë edhe ushtrinë për të mbajtur situatën nën kontroll një zonat që ndodhen në karantinë.

Rastet më të shumta janë në Lombardi.  Këtu është edhe numri më i madh i të vdekurve nga Coronavirusi, plotë gjashtë të tillë, ndërsa 38 të tjerë të prekur dhe 1 i vdekur janë shënuar në Veneto. Siç raportonin autoritetet, deri në mëngjes numri i të prekurve ishte 232, por duket se nxjerrja e analizave të të dyshuarëve të tjerë ka bërë numri të rritet nga ora në orë duke mbërritur tani në 283. Në Firence është regjistruar gjithashtu rasti i parë me coronavirus. Pacienti kishte mbërritur në Itali nga Singapori.

Ndërkohë është shënuar në Palermo të Siçilisë rasti i parë i infektimit me coronavirus. Për herë të parë raportohet se virusi që ka alarmuar botën ka zbritur edhe në jug të Italisë, pasi deri më tani rastet ishin fokusuar kryesisht në rajonet e veriut.

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV