Detaje të tmerrshme nga masakra e Gjilanit, Bllaca vrau familjen 5 orë para vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masakra e 5-fishtë në Gjilan vazhdon të trondisë për sa i përket mekanizmit se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Prokuroria e Gjilanit ka dalë në një përfundim, referuar edhe të dhënave që kanë dalë nga mjekësia ligjore se krimet e rënda të vrasjes së katër pjesëtarëve të familjes Bllaca nga vajza e familjes, Valdetja kanë ndodhur fiks në orën 07.40 minuta.

Pasi ka kryer vrasjet, që mësohet se, vëllanë e vogël e ka vrarë të parin në katin e dytë! Pastaj ka zbritur në të parin dhe ka hasur në të ëmën dhe të vëllanë të cilët janë nisur të dalin jashtë për të parë çka ndodhur. I ka vrarë të dy në korridor me nga katër plumba secilin. Më pas në dhomën e ndenjes ka qëlluar edhe të atin, i cili është gjetur në mesin e sallonit ku rrinin familja.

Dyshohet se vëllai i vogël ende nuk ka qenë zgjuar nga gjumi. Nga aty ajo ka folur me tezen e vet në telefon dhe kanë dalë e pirë kafe deri rreth orës 12.30. Më pas tezja ka tentuar të vinte tek shtëpia e motrës së vet t`i takonte, por Valdetja ka kundërshtuar vizitën e tezes dhe të djalit të saj me argumentin se familja nuk janë në shtëpi dhe se edhe asaj i duhej të dilte të ikte në punë.

Dhe në fakt, tezja dhe djali e kanë shoqëruar deri në oborr. Aty janë kthyer për të ikur drejt banesës së tyre dhe në atë moment, që sipas prokurorisë përkon fiks me orën 12.50 minuta, Valdetja ka qëlluar veten me dy plumba. Të dhënat shkencore kanë vërtetuar se njërin plumb e kishte marrë në pjesën e shputës së këmbës dhe tjetrin në ballë. Pak a shumë në të njëjtën pjesë të kokës ku edhe kishte qëlluar gjithë familjen e saj.

Lexo edhe :  Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Sipas të dhënave që dalin nga procesi hetimor i ngjarjes së rëndë mësohet se janë mbledhur të gjitha praktikat këshilluese. Janë 14 seanca të tilla në të cilat Valdetja është këshilluar me një psikolog që gjendet në shërbim të policisë. Po ashtu mësohet se është kërkuar edhe urdhri i lëshuar nga drejtoria e Policisë së Shtetit të Kosovës që efektivja e policisë Valdete Bllaca nuk mund të shërbente më me armë dhe me uniformën e Policisë së Kosovës. Për pasojë asaj iu ka mbajtur arma në kasafortën e postës policore të zonës në të cilën ishte caktuar të shërbente.

Askush nuk di të thotë se cila ishte arsyeja që e çoi punonjësen e policisë në atë krim të pesëfishtë, por hetuesit hedhin dyshimin se mos bëhet fjalë për acarimin e gjendjes në momentin që i kanë hequr të drejtën të jetë efektive e policisë! Hetimet vazhdojnë, po ashtu janë marrë edhe një sërë dëshmish nga të njohur të saj, ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar edhe një kartelë mjekësore bashkë me medikamentet që merrte efektivja!  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë, Berisha vijon me qëndrimet qesharake

Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, Sali...

Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe le të jemi të qartë që kjo luftë mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia,...

Liqeni më vdekjeprurës në botë që shtrihet rrëzë “Malit të Zotit”

Liqeni Natron në Tanzani është një nga fenomenet natyrore më të çuditshme dhe misterioze në botë. Me një temperaturë ekstreme dhe ujë të pasur...

Zbulohet data/ AKEP urdhër kompanive të internetit: Bllokoni aksesin në Tik Tok

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok. Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të...

Rilindja e Spitalit të Kavajës/Rama:Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

KAVAJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan nga afër Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë,...

Lajme të tjera

Web TV