Manastirliu: Lëvizja e mjekëve s’ka prekur vetëm Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një të vërtetë që ne e kemi pranuar. Lëvizja e mjekëve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por dhe vendet e tjera të Europës”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha se tashmë qeveria shqiptare po përgatit një paketë për rikthimin e bluzave të bardha nga diaspora. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria nuk ka luks që të humbasë mjekë, të cilët vendosin që të largohen.

Takimi jonë i fundit me ministrinë Diasporës, dhe me mjekët që kanë paraqitur interesat për bashkëpunim, që duan të vendosin kontakte dhe për të vlerësuar rikthimin në vend. Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por vendet europiane.

Është një lëvizje e lirë e trurit për të gjetur mundësi më të madhe. Qeveria po përgatit një paketë atraktive për të rithithur trurin e mjekëve që janë larguar dhe në vite të mëparshme. Shqiptarë të kualifikuar kanë ikur gjithmonë.

Po bëjmë gati një paketë për rikthimin e tyre dhe rritjen e tyre profesionale dhe angazhimin e tyre këtu. S’jemi në një alert, Shqipëria se vuan mungesën e mjekëve sot.

Ne nuk kemi luksin që të humbim asnjë mjek. Vetëm në 2 vitet e fundit janë mbi 2 mijë infermierë që janë punësuar. Nuk kemi ende një shifër të largimit të mjekëve.

Nëse në 2016 ka pasur mbi 20 mjekë që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë. Presim dhe bonuset e mjekëve.”, tha Manastirliu në emisionin ‘Real Story’.

Të fundit

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Lajme të tjera

Web TV