Mblidhet të premten komisioni hetimor për Ilir Metën, thirret edhe Dvorani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për përplasjen e Ilir Metës me mazhorancën dhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të mblidhet ditën e premte.

Në këtë mbledhje është ftuar edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin kreu i shtetit Ilir Meta e ka akuzuar se është përdorur nga mazhoranca për të ‘rrëmbyer’ njërin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtuese.

Dvorani është shprehur për mediat se ai do të jetë i pranishëm ditën e premte në komision për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”, ka theksuar Dvorani.

Ndërkaq, më herët, kreu i shtetit Ilir Meta përmes një shkrimi të gjatë akuzonte sërish Dvoranin se ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe se mazhoranca e përdori atë për të kapur edhe institucionin e fundit që ka mbetur, siç është Gjykata Kushtetuese.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen.

Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend. Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED?

Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë? Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit?

Se ke dëgjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?”, shtron pyetjet presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe :  Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat

Tashmë pritet nëse edhe komisioni hetimor parlamentar do t’ia shtrojë ditën e premte këto pyetje kreut të KED-s Ardian Dvorani.

Të fundit

Ndalimi i Tik Tok në SHBA, çfar do të vendosë Gjykata amerikane deri në shtator…

Një gjykatë apeli në SHBA vendosi të martën një plan të shpejtë, për të shqyrtuar sfidat ligjore ndaj një...

‘Gërdeci’/ Mungojnë prokurorët, shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediu

Shtyhet për në datën 12 qershor seanca për ‘Gërdecin’, ku po hetohet ish-ministri Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë mungesa e...

Paralajmërimi: Toka mund të goditet nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet nga një stuhi tjetër e fuqishme diellore këtë javë, që parashikohet të shkaktojë ndërprerje të komunikimit dhe shfaqje të pabesueshme...

Mbështeti publikisht të drejtat e grave, dënohet me 21 vite burg gazetarja

Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka dënuar gazetaren Zina Modares Gorji me 21 vjet burgim, për shkak se ajo i ka...

Ja hoteli ku Taylor Swift do të kalojë ditët e saj në Madrid për koncertet në Bernabéu

Madridi është përgatitur për të pritur një nga yjet më të mëdhenj të momentit si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë shoqëror. Taylor...

Lajme të tjera

Web TV