Ngacmimet seksuale, Placido Domingo u kërkon falje grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenori i famshëm Placido Domingo u ka kërkuar falje femrave që i lëndoi, të cilat e akuzuan për ngacmim seksual.

Ylli i operas dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i Los Angeles Opera pasi akuzat ndaj tij dolën në dritë.

79 vjeçari është një nga yjet më të mëdhenj të operës. Ai është i martuar me gruan e dytë, sopranon Marta Ornelas, që nga viti 1962.

Gjithsej 20 gra e kanë akuzuar Domingo për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme.

Por ai i ka mohuar të gjitha pretendimet.

E respektoj faktin që këto gra më në fund ndihen komode për të folur,”– tha ai për Los Angeles Times. “Dua që ato ta dinë se më vjen vërtet keq për lëndimin që u shkaktova.”

Ndërsa më pas Domingo shtoi: “Pranoj me përgjegjësi të plotë veprimet e mia dhe jam rritur nga kjo eksperiencë.”

Deklarata e tij u lëshua pas një hetimi ndaj Placido nga një sindikatë amerikane që përfaqëson interpretues të operës.

Hetimi zbuloi se ai ishte përfshirë në sjellje të papërshtatshme, duke filluar nga flirtimi deri tek ngacmimit seksuale, brenda dhe jashtë ambienteve të punës.

Akuzat, që shkojnë pas në kohë deri në vitet ’80, u bënë për herë të parë publike në gusht nga Associated Press.

Sipas pretendimeve, Domingo u kishte bërë shpesh presion grave për marrëdhënie seksuale dhe shpeshherë i ndëshkonte profesionalisht nëse refuzonin.

Në deklaratën e tij të fundit, Domingo tha se kishte marrë kohë gjatë muajve të fundit për të reflektuar mbi akuzat që kolegë të ndryshëm bënë ndaj tij.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV