OFL-ja/ Durda-Bërballa, dy trafikantët që tentuan të transportonin kokainë me nëndetëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjurmohen pasuritë e kapove të ish-grupit të famshëm “Kokaina”! Historia e rrallë që tronditi Europën dy dekada më parë në trafikun e drogës nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë! 

Nga Nikoleta Kovaçi

Operacioni Forca e Ligjit ka sjellë në fokusin e opinionit publik emra që thuajse janë lënë në harresë. Ndonëse ende nuk dihet se cilat janë rezultatet e rietiketimit të tyre si njerëz me pasuri të mëdha dhe që dyshohet që e kanë vënë nga aktivitetet kriminale, emrat e publikuar përgjatë këtyre tre javëve tregojnë edhe njëherë se vendi është nën fuqinë ekonomike të njerëzve të krimit, e jo vetëm atij aktualit por edhe të para dy dekadave, atëherë kur ishte tabu të mendoheshin lëvizjet e drogës me fitime miliona dollarësh. Ditën e djeshme, ka dalë sërish zëdhënësja e OFL-së dhe ka treguar personat të cilëve iu është drejtuar formulari për të deklaruar pasuritë e tyre. Bëhet fjalë për dy emrat mit të trafikut ndërkombëtar të drogës; Frederik Durda dhe Arben Përballa! Që të dy, tashmë në moshë të thyer, mësohet që jetojnë në Tiranë. Një burim nga policia e Shtetit i tha gazetës ‘Fjala’ se që të dy gjenden në Shqipëri dhe se formulari iu është dorëzuar në dorë, pikërisht të dy këtyre personave. Durda dhe Bërballa, nuk dihet ende se çfarë pasurish kanë për të deklaruar po në këtë fazë të operacionit deklarues, drejtuesit e kësaj njësie janë ndaluar konkretisht te dy kokat e grupit të famshëm që mori emrin “Kokaina”, pasi ishin të parët, ndoshta edhe në Ballkan, që tentuan të sillnin kokainë me nëndetëse drejt vendit tonë. Aktiviteti i tyre u tha se nisi rreth 22 vite më parë derisa në vitin 2001 u ndërhy me urdhër, sërish të ndërkombëtarëve, duke shkatërruar atë që u konsiderua ndër grupet më të fuqishme të trafikut të drogës në të gjithë Europën. Nuk dihet se përse nuk përmenden emrat e bashkëpunëtorëve të këtyre dy personave në raportin e OFL, por ajo që bie në sy është fakti se Durda dhe Bërballa mbeten sërish në listën e personave të krimit që konsiderohen të pasur.

Po kush janë dyshja-kokë e grupit “Kokaina”?   

Në kohën kur vendi ishte nën zezomën e madhe të `97-s, kur hakmarrjet ishin në kulmin më shtazarak që njihte ndonjë vend në kohë jo lufte, vjen një informacion me qindra mijëra telefonata e lëvizje të përgjuara për një grup të fuqishëm trafiku ndërkombëtar kokaine. Pak kujt mund t`i shkonte mendja se nga një vend si Shqipëria që gëlonte mes vrasjeve, atentateve, grabitjeve e shumë lloje të tjera krimesh, dikush të kujtohej për të lëvizur drogë nga vendi i origjinës, Kolumbia, drejt vendit tonë. Operacioni nisi pas sinjaleve që në krye të grupit ishte një person që qe arratisur nga sistemi komunist dhe kishte mbërritur në Amerikë atëherë kur s’guxonte kush të mendonte që mund të shkelte ndonjëherë në atë vend. Por, atje, shqiptari i arratisur nga diktatura, kishte rënë në gjurmët e kartelëve të fuqishëm të kokainës dhe kishte vendosur kontaktet. Ishte arrestuar por kishte fituar lirinë dhe pas `90-s ai gjen mundësinë e kthehet në Shqipëri. Këtu lidhet me Arben Bërballën dhe me disa të rinj, të gatshëm t`i bashkohen grupit të tyre me një treg të sigurt lëvizjeje nga Kolumbia për në Europë dhe në vendin tonë. Më pas sigurohet edhe mbështetja e duhur në struktura të larta e për pasojë u pretendua se gjithçka do të ishte në duar të sigurta dhe lëvizja do të ishte e pakapshme në vendin tonë edhe për shkak se strukturat policore ishin infantile përballë një dukurie të tillë!

Lexo edhe :  Kantieri ‘Shqipëria 2030’/ Rama ndan pamjen nga takimet me kabinetin e qeverisë

Kështu në vitin 2001, në shkurt, u godit rrjeti i trafikut ndërkombëtar që niste në Amerikën Latine dhe kishte si destinacion Shqipërinë po edhe përtej saj. Hetimet e atëhershme nxorën grupin bërthamë të përbërë nga trafikantë shqiptarë me qendër në Tiranë. U tha se menaxhuesit e ngarkesave prej mijëra kg droge që ishin destinuar për në tregun e Ballkanit ishin Frederik (Leko) Durda dhe Arben Bërballa. Durda ishte zhvendosur në Tiranë në një shtëpi në një zonë të shtrenjtë në kryeqytet, ndërkohë që merr me qira në Athinë, ish- vilën e njërit prej kapove të kokainës të vrarë nga mafia ruse. Lëvizjet e tij të shpeshta drejt Greqisë dhe të vëllait të tij në Itali në 1998, ngritën dyshimet e autoriteteve të huaja, të cilët nisën hetimet. Në këtë vit ka qenë edhe udhëtimi i tij i parë në Medelin, në Kolumbinë e Pablo Eskobarit, atje ku kishte takuar edhe miqtë e tij që i kishte të njohur që prej kohës kur ishte në Amerikë. Madje u shkua deri atje sa në dosjen kundër grupit Kokaina u tha se gjendeshin edhe foto të Frederik Durdës në bordet e helikopterëve privatë apo pranë kuajve të racave të ndryshme në Kolumbi. Më pas u tha se në vendin tonë në ato vite erdhën njëri pas tjetrit, 4 kolumbianë të dërguar nga kokat e grupit në Kolumbi të cilët donin të mësonin më shumë hollësi për një vend të ri që do t`i shtohej hartës së tyre të trafikut të lëndës së kushtueshme narkotike dhe që ishin ata zotër jo vetëm të mallit edhe të të gjitha hapësirës nga duhej të tregtohej. Në pronësi të Durdës ishte edhe anija “Privilege”, ku me dokumentacion shkruhej se transportonte çimento, do të sillte drogën nga Kolumbia në Vlorë, ku mendohej se gjithçka do të ishte më e lehtë. Pas kapjes së kokainës në një maune me lëndë ndërtimi, 2 të tjera të bllokuara në Holandë, policia ra në gjurmët e rrjetit, ku u vërtetua se destinacioni kryesor i lëndës ishte Shqipëria. Më pas do të bëhej shpërndarja edhe në Athinë, atje ku sërish ishte Durda personi, sipas tyre që kishte dalë garant për tregun. Aso kohe ndërhyrja u bë në 7 shtete njëherësh duke arrestuar 21 persona, të konsideruar si hallkat kryesore të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Mes tyre figuronin edhe emrat e Frederik Durdës dhe vëllait te tij. Durda u dënua me 16 vjet, por në 2010 doli i lirë ndërsa miku dhe bashkëpunëtori i tij, Arben Bërballa me 15 vjet burg! Ndërsa me disa vite u dënuan edhe pjesa tjetër e grupit. Po përveç bujës me të cilën u përcoll historia e dosjes ‘kokaina’ ajo që mbahet mend nga shqyrtimi gjyqësor i asaj çështjeje është se ky grup refuzoi të kishte avokat në sallën e gjyqit. Gjithnjë u mbrojtën vetë duke bërë një beteje të fortë ligjore me gjykatën dhe prokurorinë, shpesh herë të kapur edhe mat prej tyre!

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV