A cilësohet flirtimi si tradhti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse jeni në një lidhje e ju apo partneri juaj flirton me dikë tjetër , mund të krijohet një situatë shumë e ndërlikuar. Nga një këndvështrim asnjë prej jush nuk mund të thuhet se ka bërë një veprim fizik, por në një këndvështrim tjetër nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në varësi të lidhjes tuaj, kufijtë që keni vendosur në lidhje ju dhe partneri juaj, flirtimi mund të shkaktojë shumë problem dhe dhimbje në një lidhje.

Ja cilët janë faktorët që përcaktojnë nëse flirtimi cilësoet si tradhti ose jo.

1. Varet nga qëllimi me të cilin filirtimi bëhet

Diksh mund të jetë një person shumë social. Ndërkohë dikush tjetër është kurioz të shohë sa larg mund të shkojë për t’i kapur vëmendjen dikujt. E gjitha është çështje integriteti dhe varet nga zemra e një personi. Nëse partneri ëshë thjesht tip miqësor e flirton dhe kjo realisht bezdis partnerin tjetër, ky I fundit duhet të shprehet për atë që e shqetëson dhe së bashku duhet të gjejnë një zgjidhje.

2. Mund të mos jetë teknikisht tradhti, por prapë partneri juaj mund të lëndohet…

Ndërsa flirtimi mund të mos konsiderohet tradhti, mund të shihet si thyerje besimi sepse ju jeni duke treguar interes ndaj dikujt tjetër . Vetëm mendimi i të parit jashë marrëdhënies tuaj mund të konsderohet nga partneri juaj si e dhimbshme. Është një territor i rrëshqitshëm dhe ju mund t mos jeni në gjendje të ndaloni nëse shkoni përtej flirtimit.

3. Për disa çifte, flirtimi mnd t’i shtojë emocion lidhjes së tyre.

Çdo çift ka ide të ndryshme rreth asaj çka është e pranueshme ose jo në lidhjen e tyre. Në marrëdhëniet e shëndetshme, çiftet vendosin dhe u përmbahen kufijve të qartë dhe të qëndrueshëm rreth shumë sjelljeve, përfshirë flirtimin. Disa çifte e shohin flirtimin si fyes dhe të ngjashëm me mashtrimet. Çifte të tjera mund ta kuptojnë se kjo shton zemërimin në marrëdhëniet e tyre. Ajo që ka rëndësi është që tema të diskutohet hapur dhe të dy individët në një lidhje të dinë dhe të pajtohen për kufijtë e asaj që është dhe nuk është e pranueshme.

4. Varet nga rregullat dhe kufijtë që keni vendosur në lidhje

Flirtimi mund të perceptohet absolutisht si mashtrim, por kjo varet nga rregullat dhe pritjet e marrëdhënies. Disa çifte nuk e shohin flirtimin si mashtrim sepse nuk përbën kërcënim për infrastrukturën e marrëdhënieve dhe nuk prish asnjë prej rregullave të marrëdhënies. Të tjerë e shohin flirtimin si problematik dhe mosrespektues. Çifteve u takon të bisedojnë për pikëpamjet e tyre për flirtin, në mënyrë që ata të krijojnë rregulla dhe udhëzime për marrëdhëniet e tyre.

Lexo edhe :  Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

5. Jo, nuk është mashtrim, por është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për sjelljet që mund të thyejnë besimin e partnerit tuaj …

“Jo, flirtimi nuk është mashtrim. Disa njerëz janë karizmatikë, ose thjesht kënaqen duke flirtuar dhe duke ditur që asgjë nuk do të vijë nga kjo. Sidoqoftë, unë punoj me klientët për t’i ndihmuar ata të bëjnë dallimin midis sjelljeve që konsiderohen mashtrime dhe sjelljeve që thyejnë besimin. Flirtimi mund të thyejë besimin dhe ta bëjë partnerin të ndihet i pasigurt. Në këtë rast, është e rëndësishme që secili partner të negociojë nevojat e tyre dhe të bëjë kompromis. ”

6. Ajo duhet të inkurajohet në një marrëdhënie të shëndetshme…

Flirtimi është një mënyrë e shëndetshme për të kuptuar a jemi akoma tërheqës për të tjerët apo jo. Unë nuk do të rekomandoja të flirtonit në prezencën e parnerit tuaj pasi askujt nuk i pëlqen të ndjehet i kërcënuar apo i sfiduar. Nëse thyhet besimi një herë është shumë e vështirë që të rifitohet sërish, prandaj flirtoni me përgegjësi.

7. Flirtimi nuk cilësohet zyrtarisht si tradhti, por është e njëjta dinamikë

Megjithëse flirtimi nuk mund të konsiderohet zyrtarisht “mashtrim “, e njëjta dinamikë mund të jetë në themel të flirtimeve dhe mashtrimeve. Nëse e shihni veten duke flirtuar me dikë që nuk është partneri juaj, pyesni veten: (1) Çfarë po fitoj nga ky ndërveprim?
Ndoshta është vëmendja, mbase është respekti, mbase është admirim. (2) A më mungojnë ato gjëra nga partneri im? Shpesh, flirtimi ndodh kur duam të plotësojmë nevoja që na mungojnë.

(3) Si mund t’i kërkoj partnerit tim të më ndihmojë të plotësoj këto nevoja? Nëse nuk i bëni vetes pyetjet më të thella, flirtimi mund të bëhet një mënyrë shpëtimi i përkohshëm.

8. Nëse nuk do ta bënit atë para partnerit tuaj, mos e bëni kur ata nuk ndodhen aty …

Unë mendoj se keqkuptimi më i madh është se njerëzit mendojnëse mashtrimi duhet të jetë fizik me domosdo – nuk është kështu. Mund të jetë emocionale, dhe mund të jetë flirtuese.
Një rregull i rëndësishëm në marrëdhënie është nëse nuk do të flirtonit me dikë para partnerit tuaj, atëherë mos e bëni kur ato nuk janë aty. Rregulli i dytë: Nëse nuk doni që ata flirtojnë me njerëz të tjerë, atëherë gjithashtu nuk duhet të flirtoni me njerëzit e tjerë. Pavarësisht nëse ajo çon apo jo në mashtrim fizik, është çështje e ruajtjes së kufijve dhe respektimit të marrëdhënies suaj dhe partnerit tuaj.Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi: Cosmopolitan

Të fundit

Gjykata Evropiane e Audituesve në alarm për ndotjen urbane, kërcënim i madh mjedisor

Qytetet evropiane janë shumë të zhurmshme dhe ndotja e ajrit mbetet një kërcënim i madh mjedisor për shëndetin në...

Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje

Vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, kemi zhvillime të çuditshme në radhët e PD dhe të vetë opozitës...

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Lajme të tjera

Web TV