Aleksandër Meksi: Ja për çfarë u dënua Nexhmije Hoxha dhe të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në opinionin publik më së shumti njihet si “Gjyqi i kafeve”. Procesi penal për Nexhmije Hoxhën u hap në Tiranë më 8 janar 1993. Gjyqet ndaj Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe gjithë ish-udhëheqjes së lartë komuniste që kishte sunduar vendin për afro gjysmë shekulli mbartnin measazhe dhe nëntekste të pazbërthyera plotësisht.

Ish kryeministri Aleksandër Meksi thotë se Nexhmije Hoxha dhe pjesa tjetër e zyrtarëve të lartë të Partisë së Punës, që u çuan në bankën e të akuzuarve, u dënuan për genocid, për internime, për burgime, për vrasje në kufi.

Në një intervistë të gjatë dhënë gazetarit Leonard Veizi dhe publikuar në “Tema Tv” më 12 dhjetor  2014 por dhe në gazetat “Tema”, “ResPublica”, “Dita” e “Panorama”, Aleksandër Meksi thotë: “Nexhmije Hoxha  nuk kishte funksion zyrtar prandaj u gjetën shpërdorimet ose një formë jo e rregullt… Për fat  të keq, po të lexosh, = edhe ju gazetarët kur shkruani për arrestimet e asaj kohe mund t’i gjeni te gazeta “Minerva” online, – se përse janë dënuar ata. Janë dënuar për genocid, për internime, për burgime, për vrasje në kufi ,dhe një pjesë e ministrave të Brendshëm, edhe për prishjen e dosjeve.  Pra mendoj se është e domosdoshme që opinioni publik të informohet, që t’i thuhet e vërteta dhe këto të vërteta të dokumentohen”.

Pyetjes së gazetarit Leonard Veizi se: “Nomenklatura komuniste, në fakt e arriti qëllimin dënimi i përfaqësuesve të saj?”, ish kryeministri Meksi do t’i përgjigjej shkurt: “Nuk ka qëllim, pasi dënimi është dhënie e drejtësisë”.

Të fundit

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për...

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të...

Xhaka shumë pranë transferimit te Juventusi, mungon vetëm një largim në Torino

Juventusi pritet të ketë lëvizje të rëndësishme në repartin e mesfushës. Bardhezinjtë kanë nxjerrë në treg Douglas Luiz pas vetëm një sezoni, i cili...

Lajme të tjera

Web TV