Kënga e Mozzik lë mbrapa atë të Loredanës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, Mozzik publikoi projektin e tij më të ri, një këngë në gjuhën gjermane.

“Auf Wiedersehen” titullohej projekti të cilin Mozzik s’mund ta mbyllte pa kënduar edhe një pjesë në gjuhën shqip.

Kënga e re u prit goxha mirë nga publiku dhe ka arritur rreth 10 milion klikime në Youtube.
Duket se Mozzik goditi me këtë projekt, pasi “Auf Wiedersehen” po bën namin në Gjermani dhe po kryeson top-listat muzikore, shkruan iconstyle.

Kënga e reperit shqiptar është më e dëgjuara e javës, sukses i jashtëzakonshëm ky për Mozzik. Ai po “konkurron” hapur Loredanën, këngët e të cilës po pëlqehen e dëgjohen shumë në Gjermani. Ashtu si Mozzik, edhe Loredana ka kryesuar prej javësh top-listat gjermane.

Ndërkohë që shijon suksesin e këngës së re, Mozzik ka lajmëruar se po punon fort edhe për projekte të reja që do të vijnë shumë shpejt.

Të fundit

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Lajme të tjera

Web TV