Lewandowski arrin rekordin e Ronaldos në Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Bayern Munchin, Robert Lewandowski mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e gjermanëve ndaj skuadrës së Chelseas për fazën e 1/8-ave të Champions League ka arritur rekordin e Cristiano Ronaldos.

Polaku shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerët në fitoren 0-3 të mbrëmjes së djeshme në  Stamford Bridge.

Sulmuesi u kombinua me Serge Gnabry në një efekt shkatërrimtar për të shënuar dy gola në një hapësirë prej tre minutave, përpara se të shënonte golin e tretë për ekipin e tij.

Me këtë rezultat , Lewandowski arriti në shifrën e 11 golave në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.

Lewy gjithashtu barazoi rekordin e yllit të Juventus Cristiano Ronaldos me nëntë gola të shënuar në udhëtim në garën elitare evropiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.

Momentalisht, Lewandowski e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Champions League me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti./Fjala.al/

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV