“Bëhu një zonjë”/ Lini çdo gjë dhe mos e humbisni videon nga Cynthia Nixon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk e keni parë ende videon e Cynthia Nixon “Bëhu Zonjë,Thanë Ata!” nga Revista Girls Girls Girls akoma, ndaloni atë që jeni duke bërë dhe shikojeni menjëherë.

Nixon një aktore amerikane e njohur më së miri për rolin e saj në serialin Seksi dhe Qyteti. Tashmë ajo ka tërhequr më shumë se 2.2 milion shikime në ‘Vimeo’ dhe shpërndarje të panumërta, që nga momenti i publikimit të saj ditën e hënë, shkruan womensagenda.

Nixon lexon një listë me kontradikta të panumërta që u thuhet zakonisht vajzave, që nga fëmijëria deri në moshën madhore.

“Sillu si grua, thanë ata. Fundin e ke shumë të shkurtër. Këmisha është shumë e zbërthyer. Pantallonat i ke të ngushta. Mos trego shumë lëkurë. Mos i trego kofshët. Mos e zbulo gjoksin. Mos trego dekoltenë. Mos i trego të brendshmet. Mos zbulo supet. Mbulohu. Lëri diçka imagjinatës. Vishu thjesht. Mos ji joshëse. Burrat nuk e kontrollojnë veten. Burrat kanë nevoja. Dukesh shumë e veshur. Zbulohu pak. Trego pak lëkurë. Duku seksi. Duku joshëse. Mos u bëj provokuese. Vetë po e kërkon. Vishu me të zeza. Vish taka. Je shumë e veshur. Je shumë e zhveshur. Mos vish tuta, dukesh sikur ke lënë veten pas dore.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u shëndosh. Mos qëndro shumë e dobët. Ha. Mjaft hëngre kaq shumë. Mos ha kaq shpejt. Porosit një sallatë. Mos konsumo karbohidrate. Mos ha ëmbëlsirë. Të duhet të humbasësh peshë. Fillo dietën. Shiko çfarë ha. Ha selino. Pi shumë ujë. Duhet të të bëjnë këto xhinset. Oh Zot, dukesh si skelet. Pse nuk ha? Dukesh e sëmurë. Ha një hamburger. Burrat pëlqejnë gratë me tule.

Sillu si grua, thanë ata. Depilo trupin. Depilo këmbët. Depilo sqetullat. Depilo zonën e bikinit. Hiq pushin e fytyrës. Depilo krahët. Pastro qimet e vetullave. Hiq mustaqet. Zbardh këtë. Zbardh atë. Zbardh lëkurën. Nxi lëkurën. Fshi shenjat. Mbulo strijat. Bëj muskuj barku. Fry buzët. Bëj botoks për rrudhat. Hiq dhjamin e barkut. Tonifiko kofshët. Bëj gjoksin. Duku natyrale. Ji vetvetja. Qëndro e sigurt. Po përpiqesh shumë. Dukesh sikur po e tepron. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat që përpiqen shumë.

Sillu si grua, thanë ata. Vendos make up. Vendos korrektor. Konturo hundën. Thekso mollëzat. Lyej vetullat. Zgjat qerpikët. Lyej buzët. Pudër, blush, bronze, highlighter. Flokët i ke shumë të gjatë. Flokët i ke shumë të shkurtër. Majat e flokëve janë dëmtuar. Thekso ngjyrën. Duken rrënjët. Jo blu, bluja nuk është natyrale. Po thinjesh. Dukesh e vjetër. Duku më e re. Duku e freskët. Duku sikur s’plakesh kurrë. Mos u vjetro. E vjetra është e shëmtuar. Burrat nuk e pëlqejnë të shëmtuarën.

Sillu si grua, thanë ata. Kujdesu për veten. Ji e pastër. Qëndro e virgjër. Mos fol për seksin. Mos flirto. Mos u bëj kurvë. Mos fol rreth e rrotull. Mos e humb dinjitetin. Mos bëj seks me shumë burra. Mos e dhuro veten. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat e këqija. Mos ju mendjemadhe. Kënaqu pak. Qesh më shumë. Kënaqi burrat. Merr eksperiencë. Ji sensuale. Ji e pafajshme. Fol pisët. Bëhu seksi. Bëhu e lezetshme. Mos u bëj si të tjerat.

Sillu si grua, thanë ata. Mos fol me zë të lartë. Mos fol shumë. Mos merr hapësirë. Mos u ul kështu. Mos qëndro ashtu. Mos u frikëso, pse je kaq e mjerë? Mos u sill si bushtër. Mos bëj si shefe. Mos e tepro. Mos u bëj shumë emocionale. Mos qaj. Mos bërtit. Mos qëndro pasive. Bindu. Duro dhimbjen. Mos u anko. Nxit egon e tij. Bëje që të bjerë në dashuri me ty. Burrat duan çfarë nuk mund ta kenë. Mos e dhuro veten. Bëje atë që të punojë për ty. Burrat i pëlqejnë sfidat. Pastroji rrobat. Gatuaji për drekë. Bëje të lumtur. Këtë duhet të bëjë një grua. Do të jesh një bashkëshorte e mirë një ditë. Merr mbiemrin e tij. Feministe e çmendur. Bëj fëmijë. Nuk do fëmijë? Do të duash një ditë. Duhet të ndryshosh mendje.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u përdhuno. Mbroje veten. Mos pi shumë. Mos ec vetëm. Mos dil natën vonë. Mos u vish ashtu. Mos u zbulo shumë. Mos pi. Merr dikë me vete. Ec atje ku ka ndriçim. Qëndro në rrugë të sigurta. Trego ku po shkon. Merr sprucues për rast rreziku. Përdor çelësat si armë për mbrojtje. Bëj kurs për t’u vetëmbrojtur. Mbyll mirë dyert. Mos dil vetëm. Mos i shih njerëzit në sy. Mos tërhiq vëmendjen. Mos puno vonë. Mos bëj shaka. Mos u qesh të panjohurve. Mos dil natën. Mos i beso askujt. Mos thuaj po. Mos thuaj jo.

Thjesht sillu si grua, thanë ata.”

Të fundit

Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza...

Protestojnë shoferët e Urgjencës në Spitalin e Durrësit: Na është ulur paga

Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë zhvilluar një protestë mesditën e sotme për shkak të kushteve të punës dhe uljes së...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë...

Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut në garën e riemërtimeve duke...

Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954/ Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për…

Enver Hoxha u detyrua të japë dorëheqje si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1954, ndërkohë që iu tërhoq vërejtje se kishte keqmenaxhuar fondet që Bashkimi...

Lajme të tjera

Web TV