Vrau motër e vëlla/ Policia vë 5 milionë lekë shpërblim për “kokën” e vrasësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të kapur autorin e masakrës së mbrëmjes së djeshme në Mirditë, policia thekson se vijon krehja e zonës për lokalizimin dhe kapjen Fatmir Kolecajn.

Policia kërkon gjithashtu edhe ndihmën e qytetarëve për të kapur autorin e vrasjes së dyfishtë. Ndërsa ka vendosur 5 milionë lekë shpërblim për cilindo që jep informacion.

Njoftimi i policisë: Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen. Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë...

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që erdhi si pasojë e shpëndarjes...

Lajme të tjera

Web TV