Beckham del hapur, dëshiron të marrë Messin e Ronaldon në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Beckham dëshiron që të marrë emra të mëdhenj të futbollit evropian siç janë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo te skuadra e Inter Miami në Amerikë.

Pronari i klubit të Inter Miami njëkohësisht legjenda e futbollit anglez, Beckham, do të startojë këtë sezon në MLS dhe për këtë arsye ai do që të marrë emra të mëdhenj te klubi i ri.

Ndonëse në moshën në të cilën ndodhen Messi e Ronaldo duhet ta mbyllin karrierën e tyre futbollistike, forma që po tregojnë është ende e lakmueshme dhe nuk do ishte habi nëse një ofertë e lartë do i bënte që të kalonin në futbollin amerikan.

Nga studio e emisionit “Tonight Show” me Jimmy Fallon, Beckham dha disa informacione interesante.

“Ne jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm me mundësi që të vijnë për t’u bashkuar me ekipin. Si çdo pronar, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë dhe nëse kemi mundësinë të sjellim lojtarë si Cristiano ose Leo Messi, që unë kam admirim të madh për lojtarë si ata. Nëse ne mund t’i sjellim këta lojtarë, atëherë është e shkëlqyeshme”,-u shpreh David Beckham.

Emra të njohur si Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard kanë luajtur në MLS./Fjala.al/

Të fundit

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Lajme të tjera

Web TV