Pyetja britanike e Evropës: Si do luajnë në fazën tjetër fuqitë e mëdha të BE?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

The Guardian

Mbretëria e Bashkuar dhe BE do të duhet tanimë të punojnë për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen. Por çfarë do të kenë si prioritet qeveritë e 3 kryeqyteteve të Bashkimit Evropian?

Gjermania

Qeveria gjermane po bën përpjekje për negociata të vështira. Berlini e sheh vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur një afat kohor deri më 31 dhjetor si një manovrim taktik nga Boris Xhonson, i llogaritur për rritje presioni ndaj BE-së. Gjermania do ta mbajë presidencën e Bashkimit Evropian deri në fund të dhjetorit. Kësisoj, do t’i duhet të mbikëqyrë negociatat për buxhetin e ardhshëm të BE-së, që do të përfshijë marrjen e kërkesave gjithnjë e më të vështira. Do të jetë gjithashtu testi i fundit për Kancelaren Angela Merkel, pak para se të largohet nga detyra në vitin 2021. Sipas zyrtarëve, një marrëveshje tregtie BE-MB që arrin të pengojë vetëm futjen e tarifave doganore dhe kuotat e importit është plotësisht e negociueshme brenda kësaj kohe. Nëse marrëveshja prek vetëm fusha për të cilat Bashkimi Evropian ka përgjegjësi e vetme, ajo do të ratifikohet shpejt. Vështirësi më të mëdha lindin në ato që njihen si marrëveshje “të përziera”. Këtu, parlamentet kombëtare ose dhe rajonale mund të bien dakord dhe miratimi i tij mund të zgjasë të paktën dy vjet.

Qeveria gjermane nuk pret më marrëveshje për dispozitat e “fushës së lojës” (konkurrencë e jashtëligjshme duke nënvlerësuar standardet e BE-së). Londra nuk ka gjasa që automatikisht t’u nënshtrohet rregullave të BE-së. Megjithatë, Berlini është i vendosur të mos lejojë minimin e standardeve të BE-së për mbrojtjen e mjedisit, politikat sociale dhe mbrojtjen e të dhënave. Për këtë arsye po shqyrtohet një ide e re juridike, e cila do të lejonte një lidhje të ngushtë në Mbretërinë e Bashkuar me tregun e vetëm. Sidoqoftë, kjo do të përfshinte një burokraci të madhe për industrinë britanike. Ajo që bie në sy këtu është i ashtuquajturi parimi i ekuivalencës. BE mund të dekretojë që rregulloret e zbatuara nga një shtet jo-BE kanë vlerë të barabartë me ato që i zbatojnë në bazë të ligjit të komunitetit. Sapo të vendoset kjo, BE-ja mund të lejojë qasje falas në tregun e vetëm. Ky parim tashmë është përdorur në zbatimin e ligjit të BE-së nga vendet anëtare. Shtetet nuk duhet ta trajtojnë ligjin e BE-së si inferior ndaj ligjit kombëtar dhe duhet ta dëshmojnë atë. Aplikuar në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it, kjo do të nënkuptojë që pala britanike është përgjegjëse për zbatimin e duhur të rregullave të BE-së. Nëse ato dështojnë, do të paguhet një çmim i lartë në drejtim të aksesit në treg ose tarifave.

Sidoqoftë, politika gjermane është e ndarë në atë se sa ashpër duhet trajtuar Mbretëria e Bashkuar. Duke pasur parasysh shkallën e ndërvarësisë ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar me BE, qeveria gjermane pret zgjidhje të shpejtë në fusha të tilla si kërkimi, shkenca, arsimi, siguria dhe bashkëpunimi ushtarak. Në të njëjtën kohë, kush dëshiron ta bëjë model Brexit – duhet të ketë avantazhe të qarta në anëtarësimin në BE ose kështu argumentohet. Gjermania është duke pritur me padurim një mandat më të hollësishëm negociues britanik. A do ta mbajë Boris Xhonson stilin e tij politik të paparashikueshëm apo t’i japë një drejtim në sajë të gjendjes së brendshme politike në Mbretëri të Bashkuar? Kancelarja gjermane thuhet se ka ende simpati të madhe për britanikët, por ajo nuk ka harruar se si e trajtoi vitin e kaluar Johnson në rrugën e fitores së tij zgjedhore.

Spanja

Spanja e di se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Nivelet e ndërvarësisë ekonomike dypalëshe, si ato tregtare ashtu dhe ato financiare, janë të mëdha. Të dyja kombet kanë qindra mijëra qytetarë që punojnë dhe jetojnë në territoret e njëri-tjetrit. Rreth 19 milionë turistë britanikë e vizitojnë Spanjën çdo vit. Ata shpenzojnë rreth 13.3 bilionë euro. Spanja është partneri i dytë më i madh tregtar i Britanisë në BE dhe më i popullarizuari për britanikët që lëvizin për të jetuar në Evropën kontinentale. Aktualisht janë rreth 370.000 banorë britanikë dhe jo të gjithë janë në pension. Gjysma janë nën moshën 59 vjeç. Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu destinacioni kryesor i banimit për spanjollët. Pothuajse 200.000 prej tyre kanë bërë shtëpinë e tyre në Britani. Marrëveshja për tërheqje në Mbretërinë e bashkuar duket se ka mbrojtur të drejtat e këtyre njerëzve, përfshirë kualifikimet e tyre profesionale, pensionet dhe mbulimin shëndetësor. Por, shumë pyetje mbeten rreth të drejtave të punës dhe lëvizshmërisë. “Spanja do të jetë shumë e fuqishme në mbrojtjen e këtyre të drejtave”, – thotë Ministria e saj e Punëve të Jashtme. Spanja, si një kontribuues i ri neto në BE, do të ketë më shumë fuqi për të fleksuar muskujt e saj në këtë pikë gjatë vitit të ardhshëm. Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si Mbretëria e Bashkuar do të luajë kartat e saj. Madridi është i gatshëm ta bëjë marrëveshjen sa më të gjerë të jetë e mundur, por nëse Londra këmbëngul të devijojë nga rregullat e BE-së, për shembull duke e bërë të vështirë për njerëzit të lëvizin përpara dhe pas, duke nënshkruar rregulloret dhe duke u shkëputur nga tregu i brendshëm, Spanja do të qëndrojë e fortë me pozicionin e Mishel Barnier. Nëse kjo ndodh, britanikët do ta kenë shumë të vështirë të lëvizin, të shesin shërbimet e tyre dhe të bëjnë biznes në kontinent. Gjibraltari është, ndoshta, çështja më emocionuese për të dy palët. Qeveritë janë aktualisht duke përfunduar një marrëveshje për të parandaluar që Gjibraltari të bëhet strehë e taksave. “Kjo marrëveshje do të jetë përfundimtare”, – thonë burimet diplomatike spanjolle. Do të shtohet në katër memorandume që mbulojnë mjedisin, çmime e duhanit, për të parandaluar kontrabandën, bashkëpunimin policor dhe të drejtat e punëtorëve. Qëllimi është që situata aktuale të ndryshojë sa më pak të jetë e mundur. Rreth 9300 spanjollë punojnë në Gjibraltar dhe 300 kamionë kalojnë kufirin çdo ditë. Spanja nuk do të përdorë domosdoshmërisht negociatat e BE me Britaninë për të përmirësuar pozicionin e saj negociues për Gjibraltarin, por aspiron një sovranitet të përbashkët që mund të fillojë me menaxhimin e përbashkët të aeroportit. Megjithatë, sfida është shumë e madhe dhe Madridi shqetësohet se një axhendë politike nacionaliste dhe populiste në Londër mund të rrezikojë shanset për një rezultat pozitiv.

Lexo edhe :  Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Franca

Francezët e shikojnë largimin e Britanisë së Madhe nga BE me trishtim, të bindur, siç thotë Mishel Barnier, se kjo është një situatë humbjeje: e keqe për Mbretërinë e Bashkuar dhe e keqe për pjesën tjetër të Evropës, kur ajo duhet të jetë e fortë në një botë të paqëndrueshme. Megjithatë, një ndjenjë lehtësie është e dukshme. Saga e Brexit-it vazhdoi për një kohë të gjatë, duke monopolizuar kohën e BE-së për tre vjet e gjysmë, kur kishte kaq shumë çështje urgjente për t’u marrë me të. Tani situata është pak më e qartë. Bisedimet serioze mund të fillojnë më në fund. Të gjithë në Paris, si në Bruksel, mendojnë se negociatat për marrëdhëniet e ardhshme ka të ngjarë të intensifikohen, veçanërisht pasi Mbretëria e Bashkuar duket se dëshiron të përfitojë nga tërheqja ndaj rregullave dhe standardeve të BE-së. Për BE-në, thjesht nuk ka asnjë dyshim të pranosh që divergjenca rregullatore mund të jetë një prelud i “hedhjes” sociale, mjedisore ose fiskale nga Britania. Siç thotë Barnier: Qasja e mallrave britanike në tregun e vetëm do të jetë proporcionale me angazhimet e Britanisë. Francezët do të dëshironin që marrëdhënia e ardhshme të ishte sa më e afërt. Në Paris, ekziston frika se një Brexit i suksesshëm do të kapet nga euroskeptikët francezë, duke filluar me Marinë lë Pen, diçka që nuk do ta ndihmonte Makron në zgjedhjet presidenciale në 2022. Ky është një argument kundër nxitimit të negociatave, edhe nëse do të thotë të hedhësh poshtë orarin që Boris Xhonson kërkon me afatin e tij të vetë-imponuar më 31 dhjetor 2020. Parisi do të kërkojë të ringjallë lidhjet dypalëshe që nuk përfshihen në marrëveshjen e tregtisë. Në mbrojtje dhe siguri në veçanti, francezët besojnë se mund të mbajnë lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Ish i dashuri Heidit sonte në BBVA, surpriza që është rezervuar nga produksioni (Video)

Pas ardhjes së mikeshës së saj aktores Beatrice Luzzi në BB VIP për të surprizuar Heidin, ka patur shumë polemika edhe për ardhjen e...

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”. Debati vjen jo...

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës. Demonstrata e radhës do të mbahet të martën tjetër...

Lajme të tjera

Web TV