“Testi i idiotit”, ja çfarë vizite do të kryeni ju që shkelni rregullat në rrugë

Nëse keni marrë disa gjoba dhe keni përfunduar në komisione, puna juaj me Policinë nuk do të përfundojë me kaq. Në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor do të përfshihet edhe “Testi i idiotit”.

Kjo vizitë mjekësore te psikologu do të jetë e detyrueshëm për të gjithë shoferët që kryejnë shkelje të rënda në rrugë dhe që i kanë të përsëritura.

“Për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin e mjetit të kryejë vizitë mjekësore (test psikologjik) për të dëshmuar aftësitë e tij, për lejimin e mbajtjes dhe përdorimit të lejes së drejtimit”, thuhet në draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Pasi të kryeni testin te psikologu, ky i fundit do të japë rekomandimin nëse duhet ose jo t’i hipni sërish makinës si shofer.

Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë masa të tjera drastike: Kodi Rrugor, masat e reja drastike, 3-fishohen gjoba