Trump: Prioriteti ynë, shëndeti i popullit. Rreziku nga koronavirusi, shumë i ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se rreziku për popullin amerikan nga koronaviursi “mbetet shumë i ulët” dhe se hapat që i ka ndërmarrë qeveria, e kanë ndihmuar vendin të mbrohet nga shpërthimi global.

“Ne po zhvillojmë me shpejtësi një vaksinë” për virusin COVID-19, tha Trump, por pa dhënë detaje. Prioriteti numër një nga këndvështrimi ynë është shëndeti dhe siguria e popullit amerikan”, tha Trump në një konferencë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u shpreh se ka pasur 15 raste me koronavirus në SHBA, duke mos llogaritur amerikanët e nxjerrë nga një anije e izoluar dhe nga qyteti kinez Wuhan, që është epiqendra e shpërthimit.

Shumica e tyre po shërohen, tha Trump, megjithëse shtoi se njëri “është mjaft i sëmurë”. Pavarësisht se çfarë ndodh me virusin, ai tha: “Ne jemi plotësisht të përgatitur”. Trump gjithashtu tha se ai e ka vënë nënpresidentin Mike Pence në krye të përgjigjes së SHBA-së ndaj koronavirusit.

Rastet e para me koronavirus u shfaqën në Wuhan të Kinës në muajin dhjetor. Që atëherë, numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar 80,000, ndërsa mbi 2,700 pacientë kanë vdekur – shumica e tyre në Kinë. Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV