“Do jepte mbështetje në media”, VOA: Henri Çili u implikua nga vëllai i bashkëjetueses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i rregjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”./ VOA

Të fundit

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet...

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Lajme të tjera

Web TV