Kongresi/ Rama plot batuta: Familja është opozita ime, përballë saj ‘ku je o Lul’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së nuk i ka kursyer edhe batutat me në qendër gruan e tij Linda Ramën, i cila fjalimin e saj e kishte mbajtur para tij.

Pasi mori fjalën kryeministri tha se Linda dhe familja e tij ishin opozita më e fortë dhe përballë saj thotë “ku je o Lul”.

Në vlerësim të bashkëshortes së tij Rama tha se ajo ishte vajza që nëna e tij, Aneta Rama nuk e pati kurrë dhe i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e saj duke pasur parasysh që i ka më të forta se ato të vetë BE-së.

E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar.

Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që sonte kusurin do e marr në Surrel në pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni, qeshni, qeshni. Qeshni po e vërteta është po të mos e kisha në shtëpi çdo natë me atë opozitë që kemi në rrugë ne do më dukej vetja më i madhi prej të kretjve në botë.

Shyqyr Zahon e kam si Gramozi se nuk ndërhyn në debatet e brendshme të Parlamentit tonë, se kur vijnë ato dy të mëdhenjtë them me vete “ku je o Lul” se vetëm ti ma bën jetën të lehtë.

Përtej shakasë që është e vërtetë dua ta falënderoj Lindën jo thjeshtë që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk i mungon mbështetja morale, shpirtërore që unë e kam të pamundur t’ua jap sa duhet dhe si duhet.

Aneta që më sheh aq rrallë ka gjetur një vajzë që nuk do ta bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë e BE për standarde dhe kritere.

Falë Lindës nuk do jem kurrë vetëm”, u shpreh Rama.

Të fundit

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është...

Ndihmojnë për forcimin e kujteses, ja produktet qe ju duhen

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të...

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të...

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Lajme të tjera

Web TV