Ngjela: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë janë për faj të kryeministrit Edi Rama. Avokati Spartak Ngjela tha se Rama ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit.

Nuk janë të mira, nuk kanë qenë të mira dhe është faji i kryeministrit shqiptar. Ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit. Kompleksi i inferioritetit është gjëmë në politikë.

Kuptohet ky është më i aftë, artikulohet. Kurti artikulohet më mirë politikisht, është më i mprehtë, është brenda vizionit dhe interesit kombëtar, është shumë i aftë. Minishengenin nuk e pranon Kosova, minishengeni është bërë për të nënshtruar Kosovën, Kosova nuk e pranoi.

Çfarë do bëjnë?! Minishengeni kur të dalin faktet historike, nuk është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.”, thaSpartak Ngjela, në studion e lajmeve të Ora Nrws.

Avokat Spartak Ngjela ka mbështetur idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ndërkohë Ngjela vlerësoi vizitën dhe qëndrimin e kryeministrit Rama në Moskë, ndërsa tha se Rusia është armiku kryesor dhe historik i Shqipërisë.

Të fundit

Lulzim Basha: Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës, votoni 4!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me...

‘Certifikohet’ Aeroporti i Vlorës, ulet avioni i parë! Fluturimet e para nisin në verë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Rritja e çmimeve në muajin prill/ Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në...

Feston sot ditëlindjen, Ledioni i bën urimin e veçantë Gjestit

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë vërshuar në rrjetet sociale. Por ndër të gjitha...

“Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013”, kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë...

Lajme të tjera

Web TV