Maqedoni/ Dyshohet rasti i dytë i coronavirusit, Qeveria kërkon mbylljen e stadiumeve dhe shesheve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut dyshohet për rastin e dytë të coronavirusit. Bëhet fjalë për shoferin e furgonit që ka transportuar gruan 50 vjeçare, e konfirmuar tashmë e infektuar me virusin e rrezikshëm.

Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po kryejnë analizat e nevojshme. Ai u paraqit me kollë dhe dhimbje gjoksi.

Sipas raportimeve, pas identifikimit të gruas me coronavirus, shoferi ishte vetëizoluar në shtëpi dhe nuk ka patur kontakte me familjarët, deri sa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Në izolim shtëpiak po qëndrojnë edhe 11 personat e tjerë që ndodheshin në furgon me gruan e infektuar.

Sa i përket gruas, ajo ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.

Ndonëse është vetëm një rast i identifikuar zyrtarisht dhe priten përgjigjet e analizave për rastin e dytë të dyshuar, Qeveria maqedonase ka miratuar një vendim ku rekomandohet anulimi i tubimeve massive.

“Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me mbledhjet më të mëdha publike të cilat planifikohen këtë periudhë, siç janë karnavali i Strumicës, ai “Proçka” dhe të ngjashme. Qeveria rekomandon që organizatorët e ngjarjeve sportive, deri më 6 mars të mbahen pa prezencën e publikut. Të njejtin rekomandim Qeveria e dedikon edhe për manifestimet e tjera më të mëdha argëtuese kulturore–shkencore”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Numri i të infektuarve me coronavirus ka tejkaluar 82 mijë në të gjithë botën, ku pjesa kryesore ndodhen në Kinë.

Të fundit

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët...

A është Gonxhe pasuesi i Veliajt për Bashkinë e Tiranës: “Duam ta nxjerrim të pastër”

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS,...

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së saj, nga Golden Globes te...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Lajme të tjera

Web TV