Kongresi i PS/ Rama publikon videon: Nga Agolli, te Nano e Gramoz Ruçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka publikuar një video të shfaqur përpara delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste, me çastet më kryesore të drejtuesve dhe zërave më influencues brenda saj.

Fjalimi i Dritëro Agollit para Kongresit të PPSH, Fatos Nano dhe dalja e tij në gjyq me pranga në duar, ecja e Ramës krah për krah me Ruçin, Gërdeci e 21 Janari janë çastetkryesore që shfaqen në video.

Protestat e dhunshme të vitit ’96 kur protestuesit qëndronin me tanke dhe kundraajror para Kryeministrisë, marrja e Bashkisë së Tiranës nga Rama dhe tërmeti i 26 nëntorit janë gjithashtu disa nga momentet pikante që kanë bërë që kryeminsitri të shpërndajë videon dhe ta quajë atë si më të bukurën e Kongresit.

Në video nuk mungon as shtrëngimi i duarve mes Ramës dhe Bashës pas marrëveshje së arritur më 17 majit 2017, çka solli daljen e PD nga çadra e ngritur në mes të bulevardit dhe emërimin e ministrave teknikë për zgjedhjet parlamentare.

 

Video e shfaqur në Kongres, e shpërndarë nga kryeministri Rama:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1496066853896185/

Të fundit

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

Lajme të tjera

Web TV