Marina Fara dyshohet se ndihmoi 2 nga të arrestuarit t’i largoheshin policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roxhensa Kapurani ka tashmë masën “Detyrim paraqitje” nga Prokuroria. E njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona. Pak më parë u bë me dije se policia tashmë ka ushtruar kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që ta implikojë me grupin. Ditën e sotme detaje të reja mësohen nga përfshirja e vajzës së Eli Farës në këtë operacion.

Sipas Gazetës Shqiptare, dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa me makinë, kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese. Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili.

Lexo edhe :  “E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja.GSH

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV