Për qytetarët dhe qeveritë/ OBSH, katër porosi për ata që s’janë prekur nga Coronavisuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep katër porosi për vendet që nuk janë prekur ende nga Coronavirusi.  OBSH kërkon testimin e planit të emergjencës për qeveritë e këtyre vendeve dhe gjithashtu lëshoi disa rekomandime për publikun se si mund të administrojë virusin në rast shpërthimi.

OBSH u kërkon qeverive të këtyre vendeve të testojnë me përpikmëri planet kombëtare të gatishmërisë me njohuritë e reja në lidhje me efektivitetin e masave jo-farmaceutike kundër COVID-19, të cilat përfshijnë zbulimin e shpejtë, izolimin, sigurimin e kapaciteteve mbështetëse të frymëmarrjes, gjurmimin dhe menaxhim të rreptë të planit të posaçëm për COVID-19.  Dhe të shpejtojnë  menjëherë mbikëqyrjen për COVID-19, pasi zbulimi i shpejtë është thelbësor për frenimin e përhapjes. Konsideroni testimin e të gjithë pacientëve me pneumoni atipike për virusin COVID-19, dhe shtoni testimin për virusin në sistemet ekzistuese të mbikëqyrjes së gripit.

Porositë për publikun që nuk është prekur

1-Të kuptojë që COVID-19 është një sëmundje e re dhe shqetësuese, por që shpërthimet mund të menaxhohen me përgjigjen e duhur dhe që pjesa më e madhe e personave të infektuar do të shërohen.

2-Filloni tani të praktikoni me rigorozitet masat më të rëndësishme parandaluese për COVID -19 me larje të shpeshtë të duarve dhe gjithmonë duke mbuluar gojën dhe hundën kur teshtini ose kolliteni.

3-Azhurnoni vazhdimisht veten me COVID-19 dhe shenjat dhe simptomat e tij (d.m.th. ethe dhe kollë e thatë), sepse strategjitë dhe aktivitetet e reagimit do të përmirësohen vazhdimisht pasi informacionet e reja për këtë sëmundje po grumbullohen çdo ditë; dhe

4-Përgatituni për të mbështetur në mënyrë aktive një përgjigje ndaj COVID-19 në mënyra të ndryshme, duke përfshirë adoptimin e praktikave më të rrepta të distancimit social ’dhe duke ndihmuar popullatën e moshuar me rrezik të lartë.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV