Pyetja e Çlirim Gjatës: Kë korruptoi Çili, Dvoranin apo Sadushin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD reagoi për arrestimin e botuesit Henri Çilit. Çlirim Gjata akuzoi organet ligjzbatuese se po ndjekin standarde të dyfishta.

Nga selia e PD-se Gjata tha se policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme  për gazetarin.

Teksa parashtroi 3 pyetje për të zbuluar identitetin e gjyqtarit të lartë, Gjata tha se Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi, të vetmit me profilin e përshkruar në dosje.

Deklarimi i Gjatës:

Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.

Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1- Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?

2- Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?

3- Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?

Lexo edhe :  "Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia..."

Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

  1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV