“Ky proces do të rezultojë i suksesshëm falë bashkëpunimit”, Sokol Sadushi në takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi është takuar të martën, datë 26.01.2021, me Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë Zj. Guusje Korthals-Altes dhe Zëvendës Ambasadorin Z. Rogier Nouëen.

Në këtë takim, nga ana e tij, Z.Sadushi ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Ambasada Hollandeze drejt sistemit të drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe formimin e gjyqtarëve ndër vite.

Ai i ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë aktuale të Gjykatës së Lartë, problematikat më të cilat u përball trupa prej tre gjyqtarësh menjëherë pas emërimit të tyre në detyrë, hapat e ndjekur prej tyre nëpërmjet një metodologjie të studiuar mirë për uljen e backlogut dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët në një kohë sa më të shpejtë dhe cilësore. Gjykata e Lartë është në pritje të anëtarëve të rinj të cilët do të bëjnë akoma më efektiv gjykimin në këtë gjykatë si edhe do të sjellin një rritje të numrit të çështjeve të gjykuara në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësinë në kohën e duhur. Duke shpjeguar rolin e Gjykatës së Lartë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në hapjen e garës për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2021, Z. Sadushi u shpreh se ky proces do të rezultojë i suksesshëm falë edhe bashkëpunimit paralel me institucionet kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ambasadorja e Hollandës Zj. Guusje Korthals-Altes vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar atë impresionuese përsa i takon vendimmarrjes dhe hapave të ndjekur nga gjyqtarët për të nisur menjëherë shqyrtimin e çështjeve të prapambetura, në shërbim të qytetarëve dhe rritjes së besimit të publikut tëk kjo gjykatë. Ajo shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e Gjykatës së Lartë më asistencë teknike sipas nevojave që ajo do të ketë, në bashkëpunim edhe me organizma të tjerë evropiane, duke theksuar edhe rëndësinë që ka kjo gjykatë, për hapjen e garës për emërimin e tre gjyqtarëve të rij të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe :  Kemi qenë “Tommy e Jerry”, Amos thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Tronditëse...

Rëndësia që ka pavarësia, integriteti dhe efiçenca e plotë e Gjykatës së Lartë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Z.Sokol Sadushi mori edhe një herë konfirmimin për mbështetje nga përfaqësuesja më e lartë e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV