Rama: Nuk do lejoj më paga nën 30 mijë lekë. Negociatat po të duan t’i hapin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nga janari 2021 paga minimale në Shqipëri do të jetë 30 mijë lekë. Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se “nuk do të lejojmë më njerëz që punësohen dhe marrin më pak se 30 mijë lekë.

Rama për negociatat

Negociatat po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin. T’i hapin kur të kenë nge. Mjaft më me dasma dhe ku krushqit nuk paraqiten në ditën e dasmës. Detyra jonë është ta bëjmë këtë për shqiptarët, për fëmijët tanë.

Në 2021, 800 mijë vota për PS

Detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar.

Rama për Partinë Socialiste

Kush ka mbështetjen këtu, si ministër deputet, delegat, që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet dhe s’ka energji për të bërë më shumë kilometra duhet dhe të hapë krahët.

Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar që PS s’është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh e sado i vogël, që nga kryetarët e organizatave deri tek shefat në Tiranë.

E them këtë për shumë arsye, por një arsye që vazhdon të ma bëjë të pamundur që të jem i kënaqur me punën që bëhet në PS nga të gjithë, është se akoma sot, në vitin 2020, ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pafund.

Lexo edhe :  “7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne”/Rama ironi me opozitën: Del ndonjë kukumjaçkë e thotë...

Kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqësa që jo vetëm nuk arrijnë të shtyjnë më fort për t’i rrëzuar këto gardhe e mure por i justifikojnë.

Të fundit

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po...

Pasaportë amerikane përmes lindjes? Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron abuzuesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike nga prindër të huaj që...

Gazment Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Refuzojeni arrogancën e Belinda Ballukut!

Nga takimi përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur të mos votojnë për Belinda Ballukun, e cila është drejtuese...

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka...

“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS. Rama bëri dhe një krahasim mes...

Lajme të tjera

Web TV