Rindërtimi/ Ahmetaj: Kush ka 2 banesa dhe njëra s’është dëmtuar, nuk përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjithë ata qytetarë që kanë pasur dy banesa dhe vetëm njëra prej të tyre është dëmtuar nga tërmeti, nuk do të ketë kompensim për tjetrën. Kështu deklaroi ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj tha se qeveria nuk ofron në këtë rast kompensime, por vetëm strehim të banorëve që janë prekur rëndë nga tërmeti dhe rezultojnë pa banesa.

Si po shkon procedura e mbledhjes së dokumentacioneve për procesin e rindërtimit?

Procesi i rindërtimit ka filluar që një ditë pas rënies së tërmetit. Në 30 sekonda Shqipëria humbi 7.5 % të prodhimit të Brendshme bruto dhe shumë jetë. Shoku i goditjes ekonomike nuk është larguar. Nuk jemi vetëm, se nuk lamë asnjë qytetar vetëm. Nuk jemi vetëm, se s’na la vetëm BE. Ky proces do të bëhet mbi një procedurë transparente ligjore. Çdo qytetar që ka humbur shtëpinë vet, do të marrë falas një shtëpi. Ky është një proces unik. Do ndërtojmë rreth 4500 shtëpi. Ka infrastrukturë kritike që do të ndërtohen. Janë mbi 45 shkolla që do të rindërtohen, 15 kopshte dhe shumë ndërtesa publike. “Ne formatojmë shtëpitë tona, dhe më pas shtëpitë tona nga formatojnë ne”, tha Curçill. Është proces i gjatë, janë 1.15 mld euro të ofruara. Janë rreth 350 mln grantë dhe pjesa tjetër është kredi që do të vihet në shërbim të rindërtimit.

Cili do të jetë roli i ndërkombëtarëve në lidhje me grantet që përfitoi Shqipëria?

Roli do të jetë, rol i partnerit në çdo gjë. Që nga transparenca, që nga llogaritjet. Javën që vjen, të mërkurën, do të kemi një takim ku do të hapim donacionet. Do të ketë ekspert në filtrimin dhe propozimin për vendimmarrje në Komisionin e Rindërtimit. Projekti dhe programi është i auditueshëm në tre nivele. Çdo gjë do të jetë në ‘dritën e diellit’. Javës që vjen, do hapet prokurimi ndërkombëtar i njësive individuale. Do jetë në ‘dritë të diellit’-tha Ahmetaj për  ‘Neës24’.

Lexo edhe :  Taksa e Trump godet Shqipërinë!/ Civici zbulon rrezikun real. Ja mallrat që preken

S’janë të paktë qytetarët që kanë apartamente në Tiranë dhe në Durrës. Si do të funksionojë për ata që njëra prej këtyre banesave është dëmtuar?

Nëse ke dy banesa, dhe njërën e ke të dëmtuara nga tërmeti, këtu nuk përfiton nga rindërtimi. Këtu nuk jemi duke kompensuar qytetarët, por duke ofruar një program strehimi për ta. Nuk jemi duke kompensuar qytetarët që kanë dy shtëpi dhe njëra i është dëmtuar dhe tjetrën e ka për bukuri. Ne po japim strehim atyre që kanë nevojë, dhe jo për ata që kanë 100 metra në Tiranë dhe 100 metra diku tjetër, dhe t’i japim një shtëpi. Kjo do ishte padrejtësi. Nëse keni një shtëpi të dëmtuar në pronësi, dhe një tjetër të padëmtuar, nuk përfitoni.

Të fundit

Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që…

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi...

Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në...

Zgjedhjet në Kosovë/ Demokraci në provë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë nuk ishin thjesht një moment kalendarik. Ishin si një pasqyrë e vënë përballë një...

Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

Eduard Zaloshnja  Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej...

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25%...

Lajme të tjera

Web TV