Superoperacioni/ Del në përgjime emri i Marina Farës, ja çfarë u zbulua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër vajzë e show bizzit shqiptarë implikohet me botën e krimit. Bëhet fjalë për Marina Farën, vajzën e këngëtares korçare, Eli Fara.

Emri i vajzës së Eli Fara, ka rezultuar në listën e 53 personave të implikuar në aksionin “Mezhgorani”, ku u prangosën 28 persona të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në përgjimet e Prokurorisë, ka rezultuar i përmendur edhe emir i Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986, e lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, emri i vërtetë me të cilën rezulton e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile Marina Fara. Policia, bëhet me dije për “Gazeta Shqiptare”, ka ushtruar tashmë kontrolle në banesën e saj dhe nga ana e prokurorisë do të kërkohet masa ‘detyrim paraqitje’.

Është ende i paqartë roli që ajo ka pasur në këto përgjime, por nisur nga masa e lehtë që kërkohet nga prokuroria, Roxhensa me gjasa do të jetë kapur në biseda me njërin nga personat e arrestuar. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili. Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni.

Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja.

Lexo edhe :  PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV