Vendimet/ Sesioni i dytë i Kongresit, PS miraton statutin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kongresi i Partisë Socialiste këtë të shtunë ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. Në këtë miratim nuk është marrë parasysh mocioni i 8 anëtarëve të Partisë socialiste.

Në sesionin edytë, që u zhvillua me dyer të mbyllura, në Kongres u lexua e plotë kërkesa për mocion nga 8 socialistët, mes tyre edhe Arta Dade, Maqo Lakrori etj.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore dhe për pasojë nuk u mor në konsideratë.

Ndërsa Ditmir Bushati nuk e kishte regjistruar emrin tek diskutimet në fund dhe nuk kishte folur fare.

Gjatë këtij sesioni nuk pati asnjë diskutim.

Në sesionin e dytë të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS.

-U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

-U fut në statut koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.

-U vendos kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion.

-U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e  përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.

Të fundit

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka...

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV