Rama kërkoi 800 mijë vota, PD i përgjigjet me 4 rreshta në FB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama kërkoi një mandat të tretë. Ai iu bëri thirrje të gjithë elektoratit të vet se i duheshin 800 mijë vota se i duhej edhe një mandat tjetër. Kërkesa ka bërë që sot të reagojë në faqen e vet Partia Demokratike me një status 4 rreshtash!

Partia Demokratike thotë se Rama akuzon bashkimin Europian por dhe vetë shqiptarët për largimin, por në fakt fajin e vetëm e ka ai që e barazoi Shqipërinë me vendet në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues.

Sipas PD zgjidhja e vetme e këtij fenomeni janë zgjedhjet e lira dhe se për Ramën nuk duhet të ketë më një mandat të tretë. Reagimin PD e ka bërë në faqen e saj në Facebook në të cilën theksohet: “Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian.

Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!”

Kryeministri Rama u shpreh i vendosur në kongresin e PS se socialistët do të marrin 800 mijë vota për mandatin e tretë, për të cilin tha se duhet të punohet shumë më shumë dhe se deputetët socialistë duhet të komunikojnë me qytetarët që i kanë votuar për të qeverisur! n.k./Fjala.al/

Lexo edhe :  Presidenti Macron rikthehet në Tiranë, vizita e dytë zyrtare në muajin maj

 

Të fundit

Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës,...

BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?

Lufta tregtare e Donald Trump tani duket se po merr një drejtim të qartë dhe duket se kundërshtari i tij kryesor nuk është askush...

E rëndë/ U mbyt nga një kokërr rrushi, humb jetën fëmija 2-vjeç

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më...

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Lajme të tjera

Web TV