Bënin namin me paratë te ‘Tregu Çam’/7 kambistët i gjen belaja nga policia (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 persona janë arrestuar nga policia pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e këmbimit valutor.

Sipas policisë, këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.

Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Njoftimi i policisë: Vijojnë pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit.

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë”.

Procedohen penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare. Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë”, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë. Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Lexo edhe :  Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Të fundit

New York Times: Amazon dëshiron të blejë TikTok

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor, ndarja amerikane e të cilit duhet të shitet...

Demenca, shenjat e para nisin 9 vjet para diagnozës

Një nga çështjet kryesore në kërkimin e ndërlikuar të kurave për demencën është vështirësia për të bërë diagnoza të hershme: në shumicën e rasteve,...

Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”

Gjatë një bisede emocionale me Yllin në Ferma VIP 2, Big Mama ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke folur për lidhjen...

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku hap ‘thesin’ , rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar. Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara...

Cili është himni kombëtar i Vatikanit?

Himni kombëtar i Vatikanit është Marshi Papnor , i francezit Charles-François Gounod, i cili  daton në vitin 1950, viti i Jubileut të njëzet e katërt . Marshi...

Lajme të tjera

Web TV