Panik në Durrës, vrasja e dyfishtë ishte ekzekutim mafioz. FNSH në aksion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lagjen 14 të Shkozetit në Durrës është krijuar një panik i madh te qytetarët për shkak të ekzekutimit të dy personave. Viktimat Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç, raportohet se janë qëlluar teksa po lëviznin në këmbë në afërsi të tregut të perimeve.

Një automjet në lëvizje ka hapur zjarr me kallashnikov ndaj dy personave. Një prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit. Dyshohet se lëvizjet e viktimave janë ndjekur për një kohë të gjatë nga ekzekutorët.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat e automjetit nga i cili u qëllua dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Policia ka ngritur mënjeherë pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Të fundit

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Lajme të tjera

Web TV