Vrasja e dyfishtë, dëshmitari për Fjala.al: Viktimat nuk ishin problematikë në zonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

*Në foto, vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Në Nishtullë të Shkozetit ende nuk ka kaluar tronditja pas ekzekutimit të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen ku jetonin dy të rinjtë e moshës 21 dhe 35 vjeç.

Të dy ishin pjesë e komunitetit rom dhe lagja ku ndodhi vrasja banohet kryesisht nga ky komunitet.

Një prej dëshmitarëve, banor i lagjes, shprehet i tronditur për ngjarjen. Ai tregon për Fjala.al se Avdia dhe Shkoza nuk njiheshin si persona problematik në zonë dhe nuk di të jenë përfshirë në ngjarje kriminale në të kaluarën.

Mësohet se 35 vjeçari, Dorian Shkoza, ishte pronar i një servisi automjetesh. Ai së bashku me 21 vjeçarin u ekzekutuan me kallashnikov teksa po lëvizinin në këmbë. Plumbat dolën nga një automjet që dyshohet se i ka ndjekur për një kohë të gjatë.

35 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 21 vjeçari gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Durrësit.

Raportimet e fundit flasin për një automjet të gjetur të djegur disa kilometra larg vendit të ngjarjes, por pritet të konfirmohet nëse u përket autorëve të këtij krimi. Policia arriti të identifikonte targat e automjetit pak pasi kishte ndodhur ngjarja, por nuk mundi t’i ndalonte autorët.

Policia ka ngritur mënjeherë pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Të fundit

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV