Amnistia, Soko: Në afatshkurtër rrit qarkullimin, në afatgjatë informalitetin!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e sheh me skepticizëm nismën e qeverisë për amnistinë e kapitaleve. Nisma mund të ketë efekte pozitive në afat të shkurtër, por në afatgjatë mund të sjellë vetëm pasoja negative për ekonominë. Personat që kanë punuar në të zezë do të legalizojnë kapitalet, por do t’ju japin “mësim” atyre që kanë zbatuar ligjin se si ta shkelin atë. Buxheti i shtetit do të ketë disa të ardhurave në afat shkurtër por mund të rrisë mundësinë për shtim të informalitetit në afatgjatë. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Pano Soko rendit efektet negative që mund të ketë në ekonominë shqiptare nisma e qeverisë.

Qeveria ka lançuar nismën për legalizimin e kapitaleve, si e vlerësoni këtë nismë?

Personalisht jam kundër iniciativave të tilla, ku një ditë të bukur del dikush dhe thotë: “Ke punuar në të zezë? Ke bërë evazion fiskal? Pa problem po ta falim!” Ku është drejtësia sociale këtu? Po ata të tjerët që kanë luajtur sipas rregullave, që nuk kanë bërë evazion, që kanë paguar taksat, si i bie? Ata janë budallenj? Dhe, mbi të gjitha, jam kundër më tepër kur e gjitha bëhet për efekt elektoral, pra për të fituar ca vota më shumë!

Çfarë do të sjellë për ekonominë kjo amnisti?

Natyrisht që kjo iniciativë do të shoqërohet me flukse hyrëse në ekonomi duke ndikuar pozitivisht në momentin e parë. Por, besoj, se në periudhë afatgjatë, dëmi që ajo do të lejë pas do ta superojë efektin pozitiv të momentit të parë. Sepse krijimi i mendësisë se këtu mund të bësh ekonomi informale, mund të fshehësh ca të ardhura, se këtu çdo 7-8 vjet bëhet nga një amnisti, kjo do të kthehet mbrapsht me më shumë ekonomi informale duke e dëmtuar ekonominë.

Kush do të përfitojë nga amnistia?

Tani nuk kemi një pasqyrë të qartë të asaj që do të prezantohet nga ana e qeverisë, përveç 2-3 deklaratave, më tepër politike sesa teknike, nga ana e Kryeministrit. Nga këto deklarata është kuptuar që teorikisht synohet të amnistohen emigrantët, që kanë punuar në të zezë, dhe bizneset që kanë bërë evazion fiskal. Por që besoj se do të shkojë dhe përtej kësaj. Gjithsesi, kur të kemi dokumentin e parë të prezantuar, mund të themi më shumë për këtë.

Lexo edhe :  Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Po për buxhetin e shtetit a do ketë impakt?

Qasja që kjo iniciative do të ketë tek buxheti i shtetit, është e njëjtë si në rastin e ekonomisë. Pra, fillimisht do të ketë disa flukse të hyrash në buxhet në momentin e parë. Por dëmi, që do të shkaktojë mendësia se këtu do të këtë një amnisti sa herë ka fushatë elektorale, do të nxisë më shumë njerëz të përpiqen t’i fshehin të ardhurat, me logjikën se do të vijë një ditë që do falën për shkeljen e bërë. Pra, në total, këtu efekti do të jetë negativ.

A rrezikohet që nga kjo nismë të përfitojnë dhe “parat e pista”?

Frika ime është që pjesa më e madhe e përfituesve do të jenë pikërisht ata që kanë para për të pastruar. Këta do të fshihen nën koperturën e ligjit dhe do të arrijnë të përfitojnë duke legalizuar para që në të vërtetë kanë ardhur nga krimi, si droga apo prostitucioni, por që do të paraqiten si para nga puna në emigracion, apo biznesi informal. Një amnisti si kjo, që është deklaruar që do të bëhet, është një portë e madhe që institucionet shqiptare që do të filtrojnë këtë proces do ta kenë vështirë ta kontrollojnë. Dhe këtu nuk po flas fare për rastet kur nga ana e institucioneve do të mbyllen sytë me vetëdije përpara njërit apo tjetrit pastrues parash. Po flas sikur ne të ishim shteti me shtetarët më të ndershëm në botë, dhe atëherë do të ishte shumë e rrezikshme dhe me risk të lartë. Imagjino pastaj kur në jemi shteti më i korruptuar në Europë. Mund ta imagjinoni vete se ç’ka për të ndodhur këtu!

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV