Hartat e gripit sezonal, Shqipëria nga më të prekurat në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ishte ndër me goditurat në Europë nga gripi sezonal sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik në një buletin të posaçëm për situatën e gripit në Shqipëri. Harta europiane e gripit sezonal tregon se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Rumania u preken nga një intensitet i konsideruar i lartë për gripit sezonal (shih hartën me poshtë).

Përgjatë gjithë javëve të vitit 2020 që përfshijnë dy muajt janar dhe shkurt gripi ka përfshirë sistematikisht mbi 21 mijë persona. Kulmi arriti në javën e pestë me mbi 25 mijë të prekur, nga të cilët mbi 899 persona shfaqen simptoma të rënda respiratorë që kishin nevojë për shtrim në spital. Prej tyre 166 persona përjetuan komplikacione të rënda dhe kishin nevojë për kujdes intensiv. Për rrjedhojë tre persona kanë humbur jetën prej gripit sezonal.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 08 (17 –23 Shkurt 2020) janë grumbulluar 899 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.

Sipas ISHP -së rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratorë akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratorë akute), ndërsa sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe për oksigjenim. Të dhënat zyrtare tregojnë se 186 (20.7%) prej 899 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA) që kishin nevojë për trajtim intensiv.

Ndërsa 156 (21.9%) e mostrave SRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç dhe 45 (24.2%) e mostrave STRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç.

ISHP sqaron se, përpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve standarde. Të gjitha mostrat janë testuar me metodën molekulare të Real-Time. Nga testimi i tyre në 322 (37.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 199 (20.4%) virusi i tipit A dhe 142 (17.1%) virusi i tipit B. Nga 199 viruset e tipit A 75 ose (37.7%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 114 (57.3%) të nëntipit A/H3 ndërsa 10 (5%) janë në procesin e nëntipizimit. Nga testimi për viruse të tjerë respiratorë 5 mostra kanë rezultuar pozitive për Rhinoviurs dhe 1 mostër pozitive për Human parainfluenza.

Lexo edhe :  Paga mesatare arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve

Të dhënat nga ISHP tregojnë se për shkak të gripit sezonal kanë humbur jetën tre persona

Në javën e 3-të në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë ndodhur dy vdekje. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit. Pacientja tjetër ishte e moshës 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratorë, e pavaksinuar ndaj gripit. Gjithashtu ka humbur jetën edhe një pacient me moshë 41 vjeç i pa vaksinuar ndaj gripit.

Por në javën e 8 -të te vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratorë të Sipërme dhe të Poshtëm, por ky numër është 19% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në datën 6 nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund të vaksinohen me këtë vaksinë janë: -personeli shëndetësor, fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç, -gratë shtatzëna, -persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave,-persona mbi 65 vjeç./Monitor/

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV