Manastirliu: S’kemi asnjë të prekur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po vijon të qëndrojë e paprekur nga koronavirusi, duke shënuar një rast të veçantë mes shumë vendeve të tjera të Evropës, ku Italia po përjeton një epidemi të frikshme, duke e çuar në 79 të vdekur numrin e viktimave dhe 2200 të prekur.

Megjithatë, Shqipëria vijon të jenë imune ndaj koronavirusit. Sipas ministres së Shëndetësisë, deri më tani janë  42 testime, të cilat kanë rezultuar negative.

Asnjë rast me koronavirusin e ri edhe pse në Itali paraqitet një situatë me shumë raste. Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. Deri më tani janë realizuar 42 testime të cilat kanë rezultuar negative. Ditën e djeshme janë testuar 6 raste të reja që kanë dalë negative. Përshëndes strukturën tonë në terren në pikat hyrëse në vend ku po bëhet një punë për kontrollin dhe masat që duhen marrë për të pasur edhe një gjurmim të personave që duhet të vetëkarantinohen”, u shpreh Manastirliu në mbledhjen e radhës së task-forcë ndaj koronavirusit.

Ndërkaq, drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë Raul Gonzales deklaroi në mbledhjen e task forcës se duhet të shmanget keqinformimi lidhur me koronabvirusin i cili shkakton dëme shëndetësore dhe ekonomike.

Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht. Në Spanjë para dy javësh kemi hasur raste me koronavirus. Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur. Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyc është informimi dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit”, tha ai.

Të fundit

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Lajme të tjera

Web TV