“Nxorri Lindën si Nexhmija”, Paloka kundër Muçajt te Avokatura: Njeri i Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur kundër emërimit të Enkelejda Muçajt si Avokate e Shtetit. Paloka thekson se Muçaj ështe personale e kryeministrit Edi Rama dhe tashmë ajo po emërohet në post shtetëror.

Ai kujton edhe gjyqet ku është përballur me Muçajn si avokate e Ramës. Sipas tij, kryeministri po kap institucionet e mbetura duke emëruar njerëzit e tij.

“Në fakt kthimin në pronë familjare të PS e shpalli në Kongresin që sapo mbylli, duke marrë vendimin që organizatat dhe forumet e PS do të drejtohen nga një burrë e një grua, pasi ju kishte nxjerrë Lindën të mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kërkon që dhe gjithë institucionet e shtetit të kenë të njëjtin fat”, shkruan Paloka.

-‘Nxehet’ Berisha: Avokatja e re e Shtetit ka mbrojtur Ramën kundër meje

Reagimi i Edi Palokës

Shteti privat i Edvinit!

Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit.

Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!) . Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh . Po me qe Rama me donte patjeter ne burg , dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi ) avokatja Muca , duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Lexo edhe :  Macron nga Tirana: Vendi juaj në BE, do jemi krah jush në realizimin e reformave

Kete zonja e beri me mua , por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit…

Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!

Të fundit

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione...

Lajme të tjera

Web TV