Po nxjerrin “të palarat”, ‘lufta’ e zëdhënësve tregon lidhjet e Hajrave me politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballja mazhorancë-president ka zbritur në rrjetet sociale në një përballje midis zëdhënësve të partive. Duke u përpjekur të sulmojnë njëri-tjetrin, PS dhe LSI duket se po shkaktojnë më shumë dëme dhe po tregojnë “të palarat”.

Besian Ajazi, këshilltar i Taulant Ballës, publikoi një foto të presidentit Meta në tavolinë me Altin Hajri. Ky i fundit është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e shtetasit Jan Prenga, ndërsa resorti “Golden” iu sekuestrua nga OFL-ja.

“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan. Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”,- shkruan Ajazi.

Por këtij publikimi i është përgjigjur Elona Guri, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo nuk mohon që përballë Presidentit të Republikës qëndron i ulur Altin Hajri, por përqëndrohet vetëm te fakti se foto është bërë në resortin e deputetit Lefter Koka dhe jo te resorti “Golden”.

“Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës. Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan Elona Guri.

Lexo edhe :  "Rama ka nja 25 vite që përfiton..." Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Ajo publikon edhe një foto të kryeministrit Edi Rama me anëtarë të Hajrave, ku në tavolinë ndodheshin edhe Saimir Tahiri, Blendi Klosi e Vangjush Dako.

Miq apo jo, këto foto tregojnë se banda e Hajrave nuk e ka patur aspak vështirë të gjendet në një ambient me të gjithë liderët e shtetit. Të mos harrojmë se Altin Hajri sot ndodhet ende në kërkim. Policia e Shtetit nuk po e gjen dot.

Të fundit

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Lajme të tjera

Web TV