SHBA/ Bloomberg tërhiqet nga gara për President, Biden kryeson përballë Sanders

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati demokrat për president Michael Bloomberg njoftoi të mërkurën se tërhiqet nga gara për të kërkuar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial dhe se do të mbështesë kandidatin Joe Biden.

Njoftimi vjen ndërkohë që gara në Partinë Demokrate është konsoliduar: nga një konkurrencë mes më shumë se 20 kandidatëve në atë mes vetëm dy prej tyre, pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders.

Joe Biden fitoi në nëntë shtete, përfshirë edhe Teksasin, ku fitorja e tij ishte befasi meqë anketat e e hershme e nxirrnin zotin Sanders si kryesues. Ai doli shumë mirë kudo në jug, duke fituar në Virgjinia, Karolinën e Jugut, në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në Kaliforni, në Kolorado, në Utah si dhe në Vermont.

Të mërkurën në mëngjes ende nuk ishte e qartë se cili mund të ketë fituar në Maine.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në verë./VOA

Të fundit

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

Lajme të tjera

Web TV