Banori kërcënon Edi Ramën me Kanun: Do të ndjek si hije nga mbrapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga banorët e Unazës së Re në zonën e Astirit, ku po prishen shtëpitë për t’i hapur rrugë projektit të ri, ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Duke folur për ndërhyrjen e policisë dhe IKMT-së për prishjen e banesave në këtë zonë, banori ka theksuar se ai do ta ndjekë këmba-këmbës Edi Ramën deri sa ta shohë para drejtësisë ose do të përgjigjet sipas tij, me Kanun.

Nuk e kam me policinë, Edi Rama ti nuk do jesh kryeministër gjithmonë, kena me te ndjek hije mbrapa, e kemi personale, mua nuk më vjen asnjë dokument. A i keni mend në kokë o qytetarë? Të gjithë e keni në kokë. Ne nuk do shkulemi nga Unaza, nuk më del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtësisë, ose Kanunin, do e ndjekim këmba-këmbës atë dhe Veliajn. Ju them shqiptareve mos ikni ta lini këtë vend në dorën e komunistave surrugato. Ne po të ishim për të vra do kishim vra me qindra policë por nuk na e kanë faj këta mercenarë”, është shprehur banori.

Ndërkaq, ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka qenë sot në zonën e Astirit ku kanë nisur prishjet e godinave për punimet në lotin dy të Unazës së Madhe. Ai ka theksuar se problemi i banorëve nuk është me policinë, por me qeverinë, ndaj edhe sot nuk ka pasur rezistencë të tyre ndaj uniformave blu.

“Banorët kanë pasur dy alternativa, njëra të bënin luftë e të vriteshin me këta oficerë policie, por nuk e ka as me policin e gazetarin, armiku i tyre është pushteti mriminal i Ramës dhe Veliajt, të përplasen me policë që të gjakosen që të fusin para në xhep Rama, absolutisht s’është e pranueshme dhe i përshëndes për këtë akt evropian se ata janë në të drejtën e tyre të ndërmerrnin çdo akt se po i vidhet prona, por ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeverisë me dhunën policore po vjen e po shkatërron provat.

Ky projekt është sot në SPAK, në Prokurori, çfarë do hetojnë nëse shkatërrohen provat? Duhet të ndaloheshin punimet deri në përmbylljen e hetimeve.

Kësaj qeveria po i vjen fundi, banorët e unazës të ruajnë qetësinë, PD do u përgjigjet, do marrin lekët cent më cent, nuk po u bëjmë asnjë nder, koha e këtyre pushtuesve ka mbaruar s’do harrohet asnjë arrestim i paligjshëm, as një fëmijë që është marrë zvarrë nga kjo polici e droguar e inkriminuar që deri dje mbillnin kanabis”, përfundoi Balliu.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV