Hazard i nënshtrohet një operacioni, në diskutim kthimi i mesfushorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eden Hazard i është nënshtruar me sukses një operacioni në këmbën e tij të dëmtuar,në Dallas. Belgu u operua nga Dr. Eugene Curry në Klinikën Carrell.

“Lojtari ynë Eden Hazard iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot në Dallas në një fibul të djathtë të frakturuar”, -thuhej në deklaratën e Real Madrid raporton “Marca”.

“Operacioni u mbikëqyr nga ekipi mjekësor i Real Madridid dhe Hazard do të mbetet nën vëzhgim derisa të dalë nga klinika për të filluar shërimin e tij.

Hazard, në parim, do të dalë jashtë për dy deri në tre muajt e ardhshëm. doktori që kreu procedurën shërben si një konsulent ortopedik specialist i Dallas Cowboys, departamenti i atletikës në Universitetin Southern Methodist dhe Dallas Mavericks.

Curry gjithashtu trajton sportistë të rinj, elitë dhe rekreativë që marrin pjesë në kolegj, shkollë të mesme dhe klub, si futbolli , basketboll, futboll amerikan, tenis, volejboll, bejsboll, dhe gjithashtu vallëzimi, baleti dhe gjimnastika.

Nëse parashikimi më optimist bëhet i vërtetë, pas rreth dy muaj, Hazar do mund të paraqitet në shtrirjen e fundit të sezonit për Real Madrid.

Sezoni i LaLigas përfundon në 24 maj, kur Real Madrid luan me Leganes, dhe në atë muaj, “Los Blancos” do të ketë katër ndeshje të tjera vendase: me Atletikon në 3 maj, Alaves në 10 maj, Granada në 13 maj dhe Villarreal në 17 maj./Fjala.al/

Të fundit

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Lajme të tjera

Web TV