‘Helmimi’/Vajza përfundoi në spital, drejtoresha: Ka ngel shtatzënë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nxënëse e gjimnazit ‘Janaq Kilica’ e cila përfundoi në spitalin paraditen e sotme ka trembur të gjithë prindërit se mos po përsëritej rasti i helmimit ashtu si ai i djeshmi. Për këtë arsye, prindërit kërkuan që të nxirren të gjithë fëmijët e tyre jashtë shkollës.

Nga ana e saj, ka reaguar drejtorja e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës tha se vajza ishte shtatzënë, por kjo deklaratë është mohuar nga prindërit e nxënëses, jashtë kamerave.

A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë”, është shprehur ajo.

Paraditen e sotme para dyerve të këtij gjimnazi kanë mbërritur dy ambulanca si dhe familjarët e tyre pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së mërkurë.

Nga ana e tyre prindërit kanë kërkuar që të nxirren jashtë të gjithë nxënësit pasi i frikësohen një helmimi tjetër. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda në shkollë duke kërkuar të dalin të gjithë nxënësit nga mësimi dhe dëgjohen teksa ulërinin.

Por, sipas drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Fier, Yllka Beci  vajzës i kishte rënë të fikët pasi është shtatzënë. Por, kjo gjë është mohuar direkt nga prindërit.

Të fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Lajme të tjera

Web TV