Gega flet me shpirt për Partizanin: Gabuan, prekën themelet e skuadrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Partizanit sezonin e kaluar, Skënder Gega, ka folur për bisedimet që kushte me skuadrën e Kukësit para pak ditësh, kur verilindorët shkarkuan teknikun Shpëtim Duro.

Në një komunikim me “Supersport” Gega ka thënë se ka pasur kontakte me zyrtarët e kësaj skuadre, por që në fund nuk u finalizua gjë.

“Erdha në Tiranë për tjetër gjë dhe nuk e dija që Duro barazonte dhe Partizani do të humbiste derbin. Jam kontaktuar nga Nexhipi dhe kemi biseduar dhe të gjithë bëjnë zgjedhjen e tij. Unë shkova u ula me Safet Gjicin dhe nuk kam frik asnjë lloj sfide. Nuk mund të them që unë e bëj më mirë se kushdo tjetër këtë punë. Kjo është një garë dhe kaq.”-u shpreh ai.

Ndërsa pyetur për sezonin aktual të ish-skuadrës së drejtuar prej tij, Gega tha se Partizani u gabua duke prekur themelet e sezonit të kaluar

“U gabua pasi u prekën themelet e sezonit të kaluar. Nëse i ndërton këto themele me zgjuarsi ajo ndërtesë do të ketë balanca dhe do të jetë e vështirë të rrëzohet. Është e rëndësishme që lojtarët t’i vendosësh në rolin e tyre më të mirë.

Ishte një ekip me shumë balanca nga ky sezon tani. Nuk kam dashur të largohet asnjë prej lojtarëve dhe u prish ekuilibri dhe ajo lojë e kjo është e drejt e trajnerit që vjen. Nuk jam në brendësi, por dija që Mala kishte kërkesa të tjera financiare dhe nuk e di pse nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Kam dëgjuar shumë njerëz që janë shprehur se Partizani ka vepruar mirë me Malën. Unë po të isha trajner do të luftoja që Mala të ishte pjesë e klubit tim.

Lexo edhe :  Ditë vendimtare për të ardhmen, Milani cakton takimin me Igli Taren

Kurrë nuk e mendoja se do të largoheshin aq shumë lojtarë. Pas titullit kam dhënë që ky grup të qëndronte, të gjithë ishin shumë të mirë. Çdo lojtarë që do vinte duhet të bënte diferencën me këtë ekip. Performanca e këtij ekipi nuk ka lidhje me atë që ishim ne vjet.

Partizani e ka trajnerin dhe besoj se askush nuk ka ardhur te Partizani për të dështuar. Me gjithë shpirt uroj që gjërat të shkojnë mirë për këtë klub.”-u shpreh Skënder Gega./Fjala.al/

Të fundit

I huaji tmerronte banorët në Skelë të Vlorës, policia e shoqëron për sjellje agresive

Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit....

Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!

Kanye ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinjuar se në fakt, nuk duhet...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kthehen në KQZ rreth 22% e fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja lidhur me procesin e votimit për shqiptarët në diasporë. Sipas të dhënave të publikuara...

Plazh pa mushkonja, para sezonit turistik nis dezinskektimi në Shëngjin

Procesi i dizinsektimit në zona turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e larvave të...

Xhelal Mziu “lë pa punë” Meri Shehun!/ Parashikon fitoren madhështore në Dibër

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist...

Lajme të tjera

Web TV