Gjermanët dhe norvegjezët shkatërrojnë grupin shqiptar të trafikut të heroinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet gjermane dhe norvegjeze kanë goditur një grup të organizuar criminal, të përfshirë në trafikun e drogave midis dy vendeve. Eurojust mbështeti në mënyrë aktive këtë operacion të koordinuar, në të cilin u arrestuan pesë të dyshuar, tre në Gjermani dhe dy në Norvegji. Gjatë hetimeve, 27 kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë u gjetën në një makinë teksa po udhëtonte drejt Norvegjisë. Disa zona janë kontrolluar dhe më shumë drogë është sekuestruar gjatë veprimeve të mëtjeshme në Gjermani.

Hetimet filluan verën e vitit të kaluar dhe treguan se një rrjet kriminal shqiptar po trafikonte drogë nga Gjermania në Norvegji. Në bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve dhe me mbështetje nga Zyrat Ndërlidhëse Gjermane dhe Norvegjeze në Europol, filloi një operacion i fshehtë, i cili çoi në arrestime dhe tregoi përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar.

Eurojust ka koordinuar hetimet dhe veprimet midis dy vendeve, me përfshirjen e zyrës gjermane dhe Prokurorit Norvegjez të Ndërlidhjes në Agjenci. Eurojust organizoi një takim koordinues dhe ndihmoi në tejkalimin e pengesave ligjore, duke ofruar këshilla gjyqësore, përfshirë këtu edhe marrëveshjet se kush do të ndiqej penalisht.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV