Grupi parlamentar i drejtuar nga Rudina Hajdari propozon 4 opsione për sistemin zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari propozon 4 opsione për sistemin zgjedhor.

Në të gjitha prej opsioneve, mbizotëron fjala “listat e hapura”. Opsionet u propozuan ditën e sotme pas shtyrjes së takimit me mazhorancën.

Opsioni i parë është i propozuar nga deputetët Ralf Gjoni, Myslim Murrizi dhe Nisma Thurje: Sistem proporcional kombëtar, një zonë zgjedhore, dhe kuvendi të jetë më 100/140 deputetë, një model i ngjashëm me Kosovën. Ky ndryshim kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Opsioni i dytë që kërkon ndryshim të Kushtetutës vjen si propozim i tre deputetëve: Sistem proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare të hapura.

Opsioni i tretë është: Sistem propocional rajonal me 12 njësi zgjedhore të grupuara në 4 rajone zgjedhore, sërish me lista të hapura, por që ndryshe nga propozimet e tjera, nuk kërkon ndryshime në kushtetutë.

Opsioni  i  Katërt është sistem mazhoritar i korrektuar me listë propocionale kombëtare me listë të hapur, me jo më shumë se 5 (pesë)    preferenca dhe kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Propozimet per Sistemin Zgjedhor- Grupi Demokrat by Laert Miraku on Scribd

Të fundit

Sezoni turistik/ Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj

Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori...

Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë pësuar rënie apo rritje?

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse...

Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të...

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan, askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush...

Trump, Netanyahu dhe Khamenei, tre pleq të inatosur që mund të na vrasin të gjithëve

Qoftë të paaftë, të shtyrë nga mbijetesa politike, apo të korruptuar, ata nuk e meritojnë të udhëheqin vendet e tyre, e lëre më të...

Lajme të tjera

Web TV