“Kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë”, Gega flet për largimin nga Partizani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Gega ka treguar për emocionet e titullit kampion që fitoi me Partizanin në sezonin e kaluar. Ish-trajneri i të kuqve ka thënë për “Supersport” se kishte dëshirë të madhe për të qëndruar te Partizani, por për disa arsye personale vendosi të largohet, duke ia kërkuar këtë edhe presidentit Gazmend Demi.

Në këtë intervistë ai ka rikujtuar emocionet e titullit kampion dhe ka folur për presionin që ka pasur gjatë gjithë vitit.

“I kam riparë shumë herë sepse janë kujtime, pasi për mua kanë qenë të veçanta pas një viti të lodhshëm dhe me presione të sezonit. Kanë qenë lot gëzimi dhe nuk i kontrolloja dot dhe e kam përjetuar në mënyrë më të mirë.

Vazhdoj akoma ta kujtoj dhe në momentin që ra bilbili doja t’i përqafoja të gjithë me radhë tifozët që erdhën drejt meje. Gjithmonë jam munduar të jap respekt për të gjithë te Partizani dhe ai qe viti i këtij grupi që edhe unë kam qenë pjesë.

Gjithë vitin u mundova të isha i përmbajtur pasi duhet të reflektohej edhe te ekipi. Nuk shfaqja asnjëherë momente negative te skuadra gjithë sezonit, tregoja vetëm gjëra pozitive. Familja është frymëzim për të gjithë dhe janë ata që gëzohen të parët për suksesin tënd”-tha Gega.

Ndërsa për largimin nga skuadra e Partizanit, tekniku ka thënë se ishte vendim i marrë për arsye personale.

“Mendoj se gjërat e mia janë vetëm të miat, doja të vazhdoja, por u krijuan disa arsye personale që unë duhet të vazhdoja. Ka momente kur nuk përputhen edhe mendimet. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë me të gjithë. Jam munduar që gjërat që kam për vete t’i mbaj vetëm unë, pasi kisha besim se do ia dilja.

Lexo edhe :  E kryer/ Rasmus Hojlund transferohet tek ekipi kampion i Serie A

Pas një bisede me Demin i kam kërkuar largimin, ku nuk këmbënguli për të më mbajtur. Në atë periudhë ashtu e vendosa dhe ashtu ndodhi. Në Shqipëri kam ardhur sepse kam arsye të tjera, por jo për t’i marrë vendin ndonjë tjetri.

Unë e dua Partizanin dhe e dua atë fanellë, shkova në derbi sepse e dua atë fanellë dhe nuk kam shkuar në stadium për t’i krijuar presion askujt.”-shtoi ndër të tjera Skënder Gega./Fjala.al/

Të fundit

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Lajme të tjera

Web TV