“Komplot” kundër Bashës, përfshihen edhe aleatë të PD për të krijuar ‘bosht të ri’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, demokrati Edvin Kulluri u shpreh se së bashku me aktorë të tjerë aktivë politikë të së djathtës, kanë nisur negociata me partitë e boshtit të djathtë, për bashkimin e tyre dhe për të sjellë në krye të vendit, parti me të tilla ideologji në pushtet. Në këtë bosht, Kulluri u shpreh se deri më tani nuk shohin pjesë përbërëse PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe LSI-në e drejtuar nga Monika Kryemadhi, dy parti këto opozitare.

Por qëllimi i tyre është që të krijojnë aleanca brenda partive opozitare të djathta që kanë një elektoral të konsiderueshëm zgjedhësish. Sipas Kollurit, ky Bashkim nuk është për të sabotuar Partinë Demokratike, por qëllimi i vetëm është që të sigurohen 300,000 mijë votat e nevojshme për të sjellë në pushtet një qeveri të djathtë dhe për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës, për një qeverisje sipas tij, më të mirë.

Edvin Kulluri: Ne një grup të njohur besoj politikanësh aktiv të partisë demokratike me vite, ku unë jam nga më të rinjtë. Kemi filluar negociatat dhe bisedimet me partitë aleate të djathta.
Denis Dyrnjaja: Po PBDNJ, është pjesë e kësaj?
Edvin Kulluri: Nuk kemi arritur akoma të kontaktojmë të gjitha partitë, por jemi me disa parti të spikatura të koalicionit të djathtë, sepse koalicioni është shumë i madh.
Denis Dyrnjaja: Le të bëjmë një qartësim për të gjithë publikun. Po themi partia Republikane zoti Shehi, zoti Mehdiu, zoti Duka?
Edvin Kulluri: Po natyrisht, që janë po themi drejtuesit e këtyre partive që kanë dhe peshën më të madhe të koalicionit pas PD-së.
Denis Dyrnjaja: PDIU-ja e Idrizit është në këtë lloj formacioni bisedor?
Edvin Kulluri: Për momentin nuk e kemi gjykuar të arsyeshme.
Denis Dyrnjaja: Pra as PDIU-ja dhe as LSI-ja?
Edvin Kulluri: LSI-ja për momentin nuk kemi nisur biseda sepse mund të bisedohet dhe me LSI-në. Por për momentin ka rëndësi besoj, ai boshti i djathtë i aleatëve.
Denis Dyrnjaja: E djathta e tradicionaleve?
Edvin Kulluri: E djathta tradicionale dhe e djathta që ka qenë pranë PD-së gjithmonë dhe ka besueshmëri tek elektorat i djathtë edhe i demokratëve.
Denis Dyrnjaja: Po Astrit Patozi keni negociata me këtë gjë?
Edvin Kulluri: Do të ishte krejtësisht e natyrshme. Astrit Patozi është një nga ne në kuptimin në historinë e Partisë Demokratike, njeri me kontribute shumëvjeçare. Kemi hedhur idenë që po e diskutojmë dhe njëherë, për të shkuar drejt një koalicioni, ose një . koalicioni të veçantë nga Partia Demokratike për të hyrë në zgjedhje. Për të mbledhur ato 300,000 mijë vota që i mungojnë të djathtës për të ardhur në pushtet. Ne kemi një qëllim të rrëzojmë Edi Ramën dhe të sjellim të djathtën në pushtet. Me një qëllim për të përmirësuar qeverisjen e vendit për ato arsye që ne i kemi thënë të gjithë bashkë. Nëse ky koalicion do të ishte bashkë me Partinë Demokratike, Zoti Basha do të ishte i mirëseardhur që ta kuptonte ta përthithte dhe të jepte kontributin e tij në bashkimin e të djathtës.
Denis Dyrnjaja: Mos dukeni pak si kapriçoz në këtë lloj historie politike duke u marrë dhe si një lloj dëmtuesish në lëmin e të djathtës përballë Ramës. Mos po çoni ujë në burimin e Ramës?
Edvin Kulluri: Burimin në ujin e Ramës dhe pushtetin në duart e Ramës e ka çuar Lulzim Basha dhe jo ne. Nëse ju (i referohet opinionit publik), mendoni se këto tentativa, kjo ide politike për të bashkuar atë votë të djathtë në një tërësi të madhe fituese është sabotim ndaj të djathtës, këtë gjë unë nuk e kuptoj dot . Kjo është e vetmja mënyrë për të ardhur e djathta në pushtet, është të bashkohen votat në kutitë e votimit, që ne të kemi një votë më shumë se e majta për të ardhur në pushtet. Pra, shansin që i kemi dhënë Lulzim Bashës në këto tre vite për të reflektuar që nga dorëheqja deri tek riformatimi i PD-së, zotëria nuk i ka pranuar. Meqenëse jemi në kushtet, që kreu i Partisë Demokratike dhe forumet drejtuese nuk duan të bashkojnë të djathtën. Ne kemi nisur këtë iniciativë për të bashkuar të djathtën dhe ta sjellim të djathtën në pushtet në vitin 2021.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV